Dinamo e krijuar në vitin 1950 i ka mësuar jo Shkodrës por të gjithë Shqipërisë si luhet futboll. Para 1950 cfarë niveli kishte futbolli shqiptar kur ne nuk kishim as shtet, as fusha as rrugë. Nuk kishte kampionate te mirefillte por turne futbolli me 6 ndeshje. Me krijimin e Dinamos futbolli shqiptar hyri në një nivel tjetër zhvillimi me tituj kampion radhazi, kampionate të fituara me zero humbje apo kombinacione që nuk ishin parë në futboll. Në vitin 1956 Dinamo bëhet klubi i parë në Shqipëri që hapi shkollën “Dinamoviti i Ri” ku u regjistruan mijęra sportistë në të gjitha llojet e sportit. Nëse Vllaznia rriti disi nivel në futboll është falë një dinamoviti si Skënder Jareci i cili pasi kishte drejtuar Dinamon shkoi si trajner tek Vllaznia dhe injektoi të njëjtin futboll që luante tek Dinamo. Në Shkodër me Dinamon është derbi sepse Dinamo është kampionia në fuqi e Shkodrës, ekipi i fundit që ka ngritur trofeun e kampionatit në “Loro Borici” në vitin 2002. Ndersa me trajnerin e Vllaznis nuk ja vlen me humb kohe.
Dikur Mujo Targaj shënonte panenkën e parë në historinë e futbollit shqiptar ku i la të gjithë me gojë hapur për mos të folur per mbi 28 rekordet që mbajmë në Shqipëri. Kjo është Dinamo. Nuk ka asnjë vlerë se një klub mund të jetë krijuar para. As Inter, Juve apo Milan nuk janë klubet më të vjetra në Itali është Genoa klubi me i vjeter , Bayern Munchen apo Dortmund nuk janë klubet me të vjetra në Gjermani, As Manchester United apo Liverpool nuk janë klubet e para, nuk vlen kur krijohesh por cfarë i jep futbollit, dhe Dinamo ka thyer rekord me 18 tituj kampion brenda 60 vitesh si asnjë klub tjetër shqiptar.
Ndersa drejtuesve të Dinamos i pelqen të mburren me historinë dhe trofetë e Dinamos, por nuk i pëlqen ti mbajnë emrin. Dinamos duhet ti hiqet prapashtesa e shëmtuar city me të cilën jemi bërë objekt tallje, pas emrit Olimpik që mori dikur, prapashtesa City është njolla e dytë e madhe e turpit në historinë e Dinamos . Dinamo të kthehet në identitet, nuk ka nevojë për shpikje. Një fanellë blu me D tek gjoksi, kaq kërkojnë dinamovitet të cilet e kanë thikë në zemër ndryshimin e emrit.
FORCA DINAMO TIRANA 1950
Burimi/Facebook/1950


Leave a Reply