Në Dhërmi, një objekt i ndërtuar pa leje u prish nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), duke zbuluar një shkelje flagrante të ligjit. Por ajo që e bën këtë rast skandaloz është reaksioni i Prokurorisë së Vlorës, e cila, në vend që të veprojë kundër autorit të krimit, ka zgjedhur të mbrojë ndërtuesin.
Dosja e këtij rasti prej vitesh mbetet pezull dhe nuk ka asnjë masë ndëshkuese. Heshtja dhe mosveprimi i prokurorisë nuk janë thjesht indiferencë ato janë provë e korrupsionit të hapur, ku lidhjet dhe ndikimi financiar mbrojnë krimin dhe pengojnë drejtësinë.
Ky rast nuk është thjesht një problem administrativ. Ai tregon se institucioni që duhet të mbrojë ligjin dhe qytetarin, në fakt vepron si mburojë për autorin e shkeljes. Çdo heshtje dhe pezullim i dosjes është një akt i pastër mbrojtjeje për krimin, duke poshtëruar qytetarin e ndershëm dhe duke shkelur parimin bazë të drejtësisë.
Në këtë rast konkret, drejtësia nuk ka vepruar për të ndëshkuar shkelësin, ajo ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtore me krimin, duke lënë shërbimin ligjor të Vlorës në një turp publik që nuk mund të justifikohet.
Burimi/Facebook


Leave a Reply