Krasniqi: Qellimi ynë, legalizimi i pronave në Cerrnicë!
Cerrnica, është një fshat-qytezë e veçantë në Malesinë e Gjakovës, i vëndosur në një pozicion fushor e shumë prodhues, vënd me re ose i përbashëkt mes fisit Krasniqe e Nikaj të të njëjtës gjenezë apo gjak i afert.
Para rreth 75 vitesh në kohën e komunizmit, Cerrnica ishte e pyllëzuar me lisa të gjatë, por sistemi i kaluar, formatoi si demosdoshmeri ç’pyllëzimin e për ta kthyer në tokë prodhuese, madje si Myzeqeja e Tropojës, e cila u bë Ndërmarrje Bujqësore (Fermë), për vite me radhë furnizonte qytetin Bajram Curri e NFP-të e Tropojës me prodhimet fruta-perimeve e produktet blegtorale.
Sot u takova me kryetarin e Shoqëtes CERRNICA z.Kujtim Krasniqi, ku unë e hapa bisedën për aktivitetin e kësaj shoqate, lidhur me lobimin e pronave të qytetarëve të Cerrnicës.
Zoti Kujtim Krasniqi me xhentilesën e tij të përherëshme mu ka përgjigjur: – Ne po organizojmë Shoqatën Cerrnica, me qellim për të lobuar me korrektësinë ligjore për pronat, të cilat janë produkt i djersës së baballarëve tanë, por burokracitë shtetërore na kanë lënë pa akte-pronësie, kjo si kudo në Verilindje.
Nderkohë vazhdon zoti Kujtim Krasniqi, se ne ka disa vite që kemi aktivizuar festa në Cerrnicë, me qellim bashkimin e unifikimin e mëndimit për pronën e për ti sherbyer Malësisë së Gjakovës tonë të dashur me tradidat e zakonet më të mira që kemi patur si malësi.
Cerrnica në pronën e vet, Zoti i bekoftë, se formati i pronës do zgjidhet shumë shpejt, – kështu ka përfunduar Krasniqi bisedën me mua!
(Biseda 1 vit më parë)
#agronPREBIBAJ
Burimi/Facebook/Gazeta Nikaj-Mërtur Faqja Zyrtare


Leave a Reply