Nëse dikush i përmban të gjitha këto cilësi ai është padyshim profesor SARI CAKMAKXHIAN,një nga figurat e nderuara emblematike të arsimit para universitar të qytetit të Tiranës.Me profesionalizmin dhe didaktikën e veçantë,metodën e shkëlqyer të mësimdhënjes,përkushtimin e jashtëzakonshëm,thjeshtësinë,komunikimin ekselent,për dekada me rradhë tek breza të terë nxënësish,me pasion si rrallë kush bëri që një shkencë komplekse si Kimia të dukej magjepëse dhe e lehtë për tu kuptuar.Me fjalët e ngrohta dhe mënyrën e tij njerëzore të komunikimit edhe në pozicicionin e drejtuesit të shkollës jepte mesazhin universal të arsimimit jo vetëm si mësim,por si një udhëtim i bukur drejt dijes.Të tillë njërëz që ndriçojnë udhën e të tjerëve me dituri,përkushtim e dashuri,shumë dashuri,janë modele që inspirojnë dhe frymëzojnë gjithmonë drejt të mirës e njerëzores.Jetë të gjatë profesorit që e do Shqipërinë dhe fëmijët e saj si një shqiptar dhe patriot i vërtetë
Xhelili Tina
Burimi/Facebook/


Leave a Reply