
Aristidh Kola ishte një nga figurat më të ndritura të kombit arbëror, një burrë që guxoi të thotë të vërtetën për origjinën dhe historinë e Arvanitëve në Greqi, në një kohë kur kjo ishte pothuajse e ndaluar. Ai lindi më 8 korrik 1944 në Leontari të Boeotisë, në një familje që ruante me krenari gjuhën dhe traditat arvanitase. Me profesion jurist dhe avokat, por me shpirt studiuesi, Kola ia kushtoi jetën kërkimit të rrënjëve të vërteta të popullit të tij.
Në veprën e tij më të njohur, “Arvanitët dhe origjina e grekëve”, ai argumenton se Arvanitët janë një ndër shtyllat themelore të formimit të Greqisë moderne, duke theksuar lidhjet e thella midis shqiptarëve dhe grekëve që nga lashtësia. Me këtë qëndrim, ai fitoi respektin e shqiptarëve, por edhe armiqësinë e qarqeve nacionaliste greke që nuk pranonin këtë të vërtetë.
Aristidh Kola themeloi shoqatën “Marko Boçari” dhe botoi revistat “Besa” e “Arvanon”, ku promovonte kulturën arvanitase, historinë e shqiptarëve dhe çështjen e Kosovës. Gjatë luftës së Kosovës, ai doli publikisht në mbështetje të shqiptarëve, duke dënuar gjenocidin serb – një akt guximi i madh për një intelektual.
Ai u nda nga jeta më 11 tetor 2000, pas një sëmundjeje të rëndë, por shumë besojnë se vdekja e tij nuk ishte rastësi. Kolia vetë kishte thënë pak para se të ndërronte jetë: “Mos ushqeni iluzione, më kanë vrarë… siç vepruan me të tjerët që mbronin çështjen arvanitase.”
Sot, Aristidh Kola nderohet si një simbol i së vërtetës, si një Promete që u përpoq të ndriçonte historinë e errësuar të Arvanitëve dhe lidhjet e tyre me kombin shqiptar. Në vitin 2022, shteti shqiptar e dekoroi me titullin “Nderi i Kombit”, duke i dhënë vendin që i takon në historinë tonë kombëtare.
Lavdi kujtimit të tij!
Burimi/Facebook/shqip.info


Leave a Reply