Shumë pak shkodranë e dinë se ka një rrugë që mban emnin e Marin Beçikemit (1468-1526).I lindun në Shkodër, ai studioi e dha mësim në Raguzë e Breshja, e mâ vonë u ba profesor i retorikës në Universitetin e Padovës.
Ka lanë shkrime në latinisht, disa prej të cilave u përdorën në “Scuola degli Albanesi”, ku ka qenë edhe msues.
Në vitin 1503 botoi në Venedik “Panegjitikun”, ku flet për qëndresën e Shkodrës kundra osmanëve në rrethimet e 1474 e 1478, ngjarje që ai i kishte përjetue si fëmijë.
Në to përmend edhe Skënderbeun e t’parën histori të Shkodrës.
Nji autor me stil të hollë, që e meriton me u kujtue mâ shpesh.
🎨 Piktura nga Pjerin Sheldija
Burimi/Facebook/Shkodra Elektronike Kulture


Leave a Reply