Sot, teksa po shfletoja Migjenin, m’u kujtua një rrëfim i vjetër…
Një malësore fisnike — e ndershme, e fortë, por e varfër në jetë.
Ajo s’dinte shkrim e këndim,
por e kishte jetuar “Poemën e mjerimit” më thellë se kushdo.
Më tregoi për një nënë malësore me disa fëmijë,
të zhytur në skamje.
Fqinjët e ndihmonin — pak, por me shpirt.
Një ditë, fqinja i solli një pjatë me gjizë.
Pas disa ditësh, gruaja iu lut:
“Ju lutem, mos ma sillni gjizën në pjatë të bardhë…
sepse fëmijët nuk e dallojnë që s’ka më gjizë,
e vazhdojnë ta ngjisin bukën në pjatë të thatë,
ndërsa unë… nuk kam aq bukë për t’u dhënë.”
Fjalët e saj më prekën në shpirt.
Në ato çaste, Migjeni më foli pa fjalë,
përmes dhimbjes së një nëne që e kishte jetuar poezinë e tij.
Ky rrëfim është një kujtesë për brezat e rinj:
të mos e përjetojnë kurrë atë mjerim,
por ta lexojnë Migjenin dhe ta kuptojnë me zemër.
Migjeni jeton sa herë kujtojmë dhimbjen njerëzore me dashuri e shpirt mirësie.
DRITA ISLAMI
( Ripostim 2020 )
Burimi/Facebook


Leave a Reply