” Vetëgjyqësia e sotshme e kryer në sallën e gjyqit ndaj Gjyqtarit Astrit Kalaja bën mirë të na ndërgjegjësojë të gjithëve, sidomos atyre që mendojnë me zaptu tokën, pronën e tjetrit me vendim gjykate ose leje qeverie, këshilli bashkiak, të vendosë me dhënë prona ose me marrë vendime kundër të drejtës dhe tjetrit vetëm pse ke një post, një karton, të marrë dhe të rrëmbejë ujërat e një fshati ose krahine për hidrocentrale etj ”
” Mund të kesh para, mund të kesh edhe ndihmën e shtetit, mund të kesh edhe mbrojtje, ama vetēgjyqësia nuk njeh as para, as ligj, as kush të mbron, as kush të dha lejen. “
” Kështu që miku im thirri mendjes ! Nuk je zoti as nuk je i gjithëpushtetshmi. Je thjesh një thes prej mishi dhe gjaku që mund të kthehesh në hi me vetëgjyqësi. Me i thirr mendjes sa nuk është vonë ! Jo më kot kanë thënë: ” Frika ruan vreshtin “. Nëse të duket sikur vreshti jot asht i paprekshëm, mund të ndodhë që edhe të thahet deri në rrënjë. ”
” Mos i raftë kuj me ba vetëgjyqësi dhe mos e meritoftë kush vetëgjyqësinë. ”
Fatjon Beci
Burimi/Facebook/ Mirdita – Zemra Jone


Leave a Reply