M’u kujtue fjala e burrit t’mençun prej Thethi, kur kjo qeveri mizore u prishi shpijat: “Shala nuk qet pushkë ku nuk knohet kanga.” Rueje, o Zot, këtë djalë – se jo ai vrau gjyqtarin, por shteti! Ai veç tregoi sa t’jetë toka e kanunit, ligjet e monstrave nuk vlejnë asnji grosh. Elvis s’lindi me vra – atë e detyruen me vra! E shtynë padrejtësia, varfëria, shteti që i mbylli derën e drejtësisë e i hapi portën krimit. Kur nji i ndershëm merr armën, faji s’asht i tij – por i sistemit që nuk e la me jetue me dinjitet.
Kjo s’asht veç drama e Elvisit – kjo s’asht veç dhimbje e familjes – kjo asht drama e krejt kombit tonë! Sa e sa djem e vajza janë djegë n’flakë t’padrejtësisë, sa Elvisë të tjerë kanë ra n’heshtje, pa kamera, pa zë… Une se kam njoft gjyqtarin e shkret, ajo kjoft mir me Zot, por kjo familje e kan sorollat. Zoti sheh. E drejtësia e Tij nuk ka gjyqtar me e ble, as prokuror me e shitë. Këta që kanë lu me gjakun e popullit, kanë me e pague deri n’qindarkë para Tij.
Ma mirë burg e gjumë rehat, se sallat e gjyqeve ku vdes ngadal, i shtrydhun e i poshtruem prej gjyqtarëve t’kalbun! Ishalla ky gjyqtar bahet shembull – se ka ardhë koha me kuptue ky popull se padrejtësia ka fund. Shumë saktë e keni goditur institucionin që nuk mund ti thuash drejtësi. Drejtësia mungon tek shteti i Shqiptarve! Që pas LDB, sa gjyqtarë e prokuror kanë vila me mbi një milion euro? Janë me qindra, mija e ca, gjyqtarë dhe prokurorë, pjese ne sistemin e drejtësisë, që disponojnë vila lluksoze në Farkë, Lalëz, Baldushk, Golem, Qerret, Orikum, Palasë, Himarë, Borsh, Ksamil, Dardhë, Shëngjin…
At’here shtrohet pyetja: këto vila, këta gjyqtarë e prokurorë, me rrogat e shtetit i kanë bërë?! Po ato dosjet mbi dosje të ish-pronarëve të tokave, kush i ka mbivendosur? Llogjika ma e thjeshtë: këto vila luksoze mbi dy milion euro, mos vallë janë ndërtuar mbi padrejtsitë dhe poshtërsitë korruptive, në shkelje të vetë ligjit që kanë bërë po këta gjyqtarë dhe prokurorë?! Sa shqiptarë janë vrarë këto 34 vjet për pronën?! A u është kthyer besimi i qytetarëve nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri?! Deri tani qytetarët shprehen: “Mos paç hallë në gjykatat tona!”
Kjo s’asht veç histori, kjo s’asht veç dhimbje – kjo asht thirrje për drejtësi! Në çdo rrugë, nji i ndershëm rreh dhe përballet me padrejtësinë, dhe shteti që duhet me mbrojtë, e mbyt. Por Zoti sheh. E drejtësia e Tij nuk blihet me para, nuk shitet me pushtet. E tash ka ardhë koha me kuptue: padrejtësia ka fund, e çdo njeri që ka lu me gjakun e popullit, do me e pague deri në fund.
Burimi/Facebook


Leave a Reply