Grupi i mandatuar nga PD do t’u paraqesë aleatëve, mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, komunikatorin e talentuar, z. Florjan Binaj.
Shpresojmë që aleatët opozitarët të bashkohen në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës.
Florjan Binaj është një alternativë e shkëlqyer për qytetarët e Tiranës, një familjar shembullor, një qytetar i përkushtuar ndaj të mirës së përbashkët, një mbrojtës i pakompromis i të drejtave të qytetarëve. Me të në krye, Bashkia e Tiranës ka shansin të çlirohet nga pengmarrja e interesave të vogla të një grushti njerëzish që kanë marrë peng qytetatin.
Me Florin në krye të punëve të qytetit kam bindjen që Tiranës do ti kthehet përsëri buzëqeshja dhe shpresa për një të ardhme më të mirë.
Fitore!
Burimi/Facebook


Leave a Reply