Nderi i Kombit Don Lush Gjergji me bekimin e Nënē Terezez, ishte njeri nga Pajtimtarët e Kombit, në krah të Anton Çetës.
Don Lushi ka qendruar shumë kohë pranë Nënë Terezes, duke e përcjellur në çdo aktivitet anembanë botës, si dhe nē Kosovë, prandaj Don Lush Gjergji konsiderohet si biografi zyrtar dhe ekseperti më i njohur me jetën dhe veprimtarinë e Shën Nënë Terezes, ose siç njihet nga mbarë bota, Nënë Tereza!
“Çka pashë, dëgjova, përjetova për së afërmi me Nënën Terezë, atë po ua dhuroj edhe juve, që të jeni disi pjesëmarrës në këtë risi dhe mrekulli të shekullit XX”, ka thënë Don Lush Gjergji në promovimin e librit kushtuar Shën Nënës Terezë, i cili mban titullin “E kam në zemër popullin tim shqiptar”.
Don Lush Gjergji ka shkruar shumë për jetën e Nënë Terezes, është autorë i shumë librave dhe artikujve mbi Nënë Terezen, ku disa prej këtyre veprave janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja, por librin e fundit kushtuar Nënë Terezes, me titull të titulluar:
“E KAM ZEMËR POPULLIN TEM SHQIPTAR” – Bisedime me Shën Nënën Tereze” – ia paraqet lexuesit me shpresën që– duke u mbështetur në përmbajtjen e librit që pasqyron fjalët dhe deklaratat e Nënës Tereze, përfshir intervistat, ku vet lexuesi mund ta kuptojë më mirë Nënë Terezen, jetën dhe veprimtarinë e saj si shërbëtore e botës, por edhe si shqiptare.
🇦🇱5-së vizitat e Nënë Terezes, në Kosovë!
1. Vizita e parë e Nënë Terezës ishte më 9-12 korrik 1970. Gjatë kësaj vizite ka qenë në këto vende: Prizren, Shkup, Letnicë, Ferizaj, Gjakovë.
(Rreth kësaj vizite më gjerësisht lexo: Dr. Lush Gjergji, Nëna jonë Terezë, Drita, 1990, botimi i dytë, f. 233-235).
2. Hera e dytë ishte 28-30 mars 1978, Nënë Tereza vizitoi: Shkupin, Ferizajin, Prizrenin, Letnicën dhe pati shumë takime edhe me popull:
(Më gjerësisht lexo, Dr. Lush Gjergji, vep. e cit., f. 235-249).
Nëna Terezë në kapelë në “Bitpazar” (Shkup, 28 mars 1978).
3. Hera e tretë ishte 26 – 29 qershor 1980: Nënë Tereza shpallet “Qytetare e Nderit” e Shkupit dhe pati shumë takime publike me kryetarin e Shkupit, vizitoi varrin e babait të saj Kolë Bojaxhiut; jetimoren e Shkupit; takimin me gazetarë. Me 27 korrik 1980 ishte në Binçë:fjala e Nënës Terezë; Vizita e Nënës Terezë në Letnicë;
Më 28 korrik 1980 Nëna Terezë në Prishtinë: takimi në Këshillin Ekzekutiv të Krahinës së Kosovës
Më 29 korrik 1980 largimi i saj nga Kosova, Prishtina. (Më gjerësisht lexo: Dr. Lush Gjergji, vep. e cit., f. 249-279).
Intervista e Avni Spahiut me Nënë Terezë (Prishtinë, 26. 06. 1980).
Nëna Terezë me murgesha dhe meshtarë (Shkup, 27. 06. 1980).
4. Hera e katër ishte në Kosovë 22-23 tetor 1982, Nënë Tereza, vizitë në Shkup, Letnicë, Ferizaj, Prizren, Zllokuqan dhe Pejë.
Gjatë kësaj vizite Nëna Terezë e hapi kuvendin e “Misionareve të Dashurisë”, me ftesë të famullitarit të atëhershëm, të ndjerit Dr. Don Gjergj Gjergji.
Nëna Terezë në kishën “Shën Katarina” (Pejë, 22 tetor 1982).
Nënë Tereza me Imzot Nikë Prela, meshtarë dhe motra të Kosovës (Pejë, 22 tetor 1982).
5. Hera e pestë gjatë qëndrimit të saj në Zagreb 17-19 korrik 1986, Nënë Tereza ishte në vizitë private motrave të saja në Pejë dhe në disa vende tjera (18. 07. 1986).
(Intervista dhe fotografitë janë botuar tek Revista “DRITA”, nr. 7-10, 1986, f. 8-9).
Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pejë, 18. 7. 1986).






Burimi/Facebook/Vllaznit Domgjon


Leave a Reply