Me fal I dashur…..
Jo, me hijen e dyshimit s’mund të jetoj,
zemra ime s’është fletë e lehtë që era ta përplasë.
E rëndë më bëhet çdo frymëmarrje,
kur shikoj në sytë e tu një dritë që s’më bind,
një të fshehtë që mbytet pas buzëqeshjes sate.
Sa herë të flisja për plagët që më mundonin,
ti nxehej, më hidhje mjegull përpara syve.
Unë heshtja… sepse besoja.
Besoja verbërisht, si një grua që jep jetën
për burrin që e mendon strehë.
Por çfarë bëre ti, i dashur?
Besimin tim e vrave ngadalë,
vite të tëra të fshehura pas një perdeje mashtrimesh.
Sa gabove… oh, sa gabove!
E humbe atë që s’do ta gjesh më kurrë.
Unë s’jam ajo që pranon të jetojë në dyshim,
as ajo që shtiret e thotë “jam mirë”,
kur brenda ka stuhi.
Unë jam grua, por jam edhe zjarr,
dhe zjarrin nuk e mban dot në kafaz.
S’më duhej pasuri, as bota në këmbë.
Desha vetëm pak dashuri,
pak sinqeritet, pak besim…
që të qetësohesha në prehrin tënd.
Por jo, serish më dhe helmin e zhgënjimit,
serish m’i dogje ëndrrat, serish më shkele shpirtin.
Më fal, i dashur…
sepse po, të desha shumë,
aq sa u bëra copë për ty.
Por tani zemra ime është ngrirë,
akull i madh që s’e shkrin dot as dielli.
Çdo gjë mori fund.
Një ditë do të endesh rrugëve të botës,
do kërkosh diçka nga unë në fytyrat e të tjerave,
do të digjesh nga mungesa ime,
do më kujtosh në heshtje.
Por do të jetë vonë… shumë .
Sepse ajo që humbe,
s’mund të të kthehet me kurrë
(✒️ Principesa Sofia – nga Pasthirmat e Shpirtit
Vlore me 07.09.2025)— në Valona, Vlorë, Albania.
Burimi/Facebook/ART ANGELS AMERİCA/Principesa Sofia


Leave a Reply