Ndihem aq ekstremist sonte,
sa më duket sikur gjaku s’më qarkullon më në damarë,
por digjet, shpërthen,
bëhet zjarr i verdhë.
Dua të të nxjerr nga fotografia,
nga ai burg i heshtur letre,
ta thyej qelqin e ftohtë të kornizës,
ta shkul imazhin tënd prej dy dimensioneve,
e të të jap frymë, nxehtësi, lëngësi,
të të bëj trup real në duart e mia.
Dua të të puth, por jo thjesht si zakon,
jo si ritual, jo si lojë e pafajshme.
Dua të zbres ngadalë,
të ndjek me buzë çdo kthesë të lëkurës sate,
nga qafa tek shpatullat,
nga shpatullat tek gjoksi,
nga gjoksi tek barku,
e të ndalem tek fundbarku i barkushes së zemrës tënde,
aty ku fillon thellësia e jetës,
aty ku pulson misteri më i madh i qenies sate.
Dua ta ndiej lëkurën tënde,
që dridhet nën prekjen time,
dhe zemrën tënde që më rreh nën buzë,
si një këngë që nuk ndalet,
si një ritëm që më çmend.
Nuk jam sonte njeri i zakonshëm,
jam i tërbuar nga dashuria,
jam poet i etjes,
jam kryengritës i dëshirës,
jam luftëtar i një lufte që s’ka paqe,
derisa të të kem plotësisht.
Sonte dua të të marr prej imagjinatës,
e të të shpall realitetin tim më të ndaluar.
Dua të të kem,
si shpëtim,
si mëkat, si falje, si dënim.
Burimi/Facebook


Leave a Reply