Paçka se u perpelit nje cope here ne dyert e ftohta te vdekjes, paçka se te afermit bene gjithçka qe ai t’i shpetonte thonjve te saj, paçka se mijera dashamires i qendruan me shpirt e lutje afer ne nje solidaritet prekes, ai iku… Iku ky shpirt i bukur, i urte, modest, me endrren e madhe te teatrit qe e shoqeroi gjer ne frymen e fundit duke e kthyer, madje, dhe strehen e tij ne TEATER. Iku nje aktor fin i humorit, i fjales qe i rrinte bukur mire ne gojen e dhjetra roleve; nje aktor po aq i thellesive psikologjike te njeriut, aty ku dinjiteti i personazhit behej vete arti i aktorit, aty ku simpatia, respekti dhe adhurimi i mijera spektatoreve i qendruan aq mire ballit te tij si nje aure drite.
E kam pare ne shfaqje te hijshme te Teatrit kombetar si Zbutja e kryeneçes, Fando dhe List, Kengetarja tullace, Ne katin e dyte eshte parajsa, Kopshti me dallendyshe, Gomone, Franku V, ose si regjisor me veniet skenike Gjethja, Epopeja e supes, Na mbyten hajdutet. Ishte mjeshter ne qendisjen e tipave paksa te ndrojtur, te leshte, flegmatike, atyre qe shpesh u themi “sherrbudalla”; dinte t’i jepte hir e sqime estetike arketipit te gaztorit dhe “lolos”, i cili duke qeshur pertallur kinse vetveten, qeshte e tallej me te tjeret. Ishte mjeshter i kunderthenies komike ne rrafshe te ndryshme sa te plastikes, aq dhe te pershtatjes se sjelljes psikike brenda cilesive te karakterit qe luante. Kishte nur komik. Elegant.
Eh, sa shume gjera kishte Naun Shundi dhe sa shume i dha spektatorit te vet. Eh!… Te mbetet kjo psheretime ne gryke, teksa ai ishte vetem 66 vjeç. Ishte ne pjekurine e tij. Dhe sa shume endrra e projekte kishte, sa shume gjera te tjera do te bente! Por vdekja nuk i njeh projektet, endrrat dhe algoritmet tona, as keqardhjet, as deshirat! Ajo vjen, na jep nje shenje dhe ne ikim pas saj. Dhe leme pas nje fill drite. Nauni e la kete drite. Nje drite qe do mbetet.
I qofte dheu i lehte!
Burimi/Facebook


Leave a Reply