U lind ne Shkoder , diku aty te trume e dugajve te reja…ndersa u rrit te shtepia e Pipajve. Ishte nje vjec kur humbi baben.Kaloi nje femijeri te veshtire vetem me nanen , pa babe , pa moter e vella Te qenurit i vetem e jetim e ndjeu ne gjithe vitet qe jetoi. U lidh kaq shume me nanen , sa mardhanja e ishte e perkryer. Ajo , nana nuk e la kurre vetem e rriti me shume dashuri… dhe ky i biri , i sherbeu dhe e mbajti si mbretneshe , fal dhe Refit , bashkeshortes , vajze shkodrane nga dera e fisme e Bushatlinjeve , qe nuk ia beri fjalen dysh kurre nanes dhe dy vajzave te tua , qe e shihnin gjyshen ne drite te synit. E keshtu , vitet e femijerise po ia linin vendin fillimeve te rinise se hershme.Aty linden dhe pasionet.Kuptoi se i pelqente muzika , mesoi violinen e u be nje violinist i talentuar , saqe mori perkrahjen e vleresimin e muzikantit te madh Preke Jakova , i cili e inkuadroi ne orkester dhe e nxiti te vazhdonte shkollen e lart per violine , nga se e shihte talentin dhe te ardhmen e sigurte , ne kete vegel muzikore. Por, ai nuk dinte prirjen e tij per shkencat ekzakte. E terhiqte sidomos elektreciteti , te fshehtat e tij. Pra , ne nje moshe te re , ai u ndodh ndermjet dy pasioneve…muzika , violina…dhe shkencat ekzakte , elektreciteti. Zgjodhi shkencat , elektrecitetin. Studioi dhe u be nje ingjinier i shkelqyer . Shpejt , kryeingjinier ne PTT Shkoder…. u dallua ne projektet , studimet eteknikat moderne dhe e terhoqen ne Tirane , duke e caktuar zev. Drejtor i pergjithshem…e duke pare aftesite organizative e shkencore e ben Drejtor i Pergjithshem i Telekomit Shqiptar . Pra , ne aspektin profesional arriti kulmin…ndersa ne ate njerezor mbeti po ai, ferhati , qe kemi njohur , qe kem dashur.
Mund te ju them me bindje , se Ferhat Llukacaj te bente nder ta njihje , ai ishte nje intelektual dhe padyshim nje shok i rralle dhe me cilesi te vecanta , shok prej atyre qe modestine e kane virtytin me dallues.
Une e takoja gjithmone me shume kenaqesi e pas cdo takimi me te , e ndjeja qe dicka te vyer kisha mesuar.
I pa fjale , por mencurisht i ditur dhe shume fisnik ne gjithe qenien e tij. Ferhat Llukacaj nuk rendi tribunave per tu dukur , ai kurre nuk bertiti per te na thane ” Une , degjonemi mua ” edhe pse shquhej nder te tjeret per urtesine e gjykimit dhe thellesine e mendimit…Ishte aq elegant ne sjellje , saqe te linte pershtypjen e deshiren per ta takuar e bere mik kete njeri fin.
Atje tek mblidheshin me shoke ne kafe (shkodranet e tiranes ), atyku diskutohej e debatohej , ndonjehere me pasion e tone te lart , ndonjeri dhe me sens diktues , nderhynte Feriati , pasi kishte degjuar me vemendje diskutimet , me at zerin e bute , te ngrohet e debertues jepte mendimin , i cili ishte sa llogjik e i sakt , pa mundur te kundershtohej e debatohej me tej.
Dihet qe ne femijeri mbetesh jetim kur humbet prinderit ose njerin prej tyre…. ndersa ne moshe madhore , madje dhe me tej , deri te moshuar pensioniste , humbja e nje shoku e nje miku te shtrenjte , te jep ndjesine e te qenurit jetim , per shkak te afersise shpirterore e boshllekut qe ndjen pas ikjes se tij. Ti Ferhat i dashtun , di te them se ke lene disa shoke e miq , qe e ndjejne thelle mungesen tande … e qe ndjehen si jetim , pa ty.
E tani , kam ngritur duart lar drejt teje e po te t’rroku fort me mall , me shume mall .
Burimi/Facebook


Leave a Reply