Duke lozur domino, me një fqinjin tim në fshat, gjatë beharit të kaluar , erdhën të bënin sehir prindërit e tyre , edhe dy bijat tona të rritura në kurbet. Të pa njohura , sikundër ishin, nga rropatjet tona, nga njeri shtet në tjetrin, befasohen tek mësojnë që tashmë ato banojnë në dy lagje të kundërta e të largëta të Londrës, ku kishin edhe punësimet e tyre: ime bijë në një Kompani Amerikane, dhe tjetra kishte hapur një Kafe-Restaurant në Kingston KT1-1JE, sipas traditës BALLKANASE…
Një lokal i bukur, me emrin “NAKO’S”, sipas mbiemrit të bashkëshortit Petraq Nako,-me profesion bojaxhi, e menaxhuar nga e shoqja Jonida Zaho Nako, e bija e partnerit tim të dominos Dhimitër Zaho. Si çdo gazetar, -edhe unë,-do ta quaj këtë një ngjarje, jo pa vlerën e duhur, teksa ortaku im i dominosë,-moshatar si edhe unë , tërë jetën e vet ka luftuar me gurët mbi xhade që t’i çajë e me to të bëjë , jo vetëm një shtëpi , po edhe, të hap vende midis gurëve për të mbjellë ndonjë pemë a zarzavate, në përballimin e varfërisë së dikurshme , po edhe të asaj të sotmes, teksa edhe dy djemtë e tij kanë emigruar në Greqi, po kundra varfërisë, në një tranzicion tepër të gjatë të rimëkëmbjes…
Jonida më rrëfen, se sa kishin “lidhur jetën” për martesë, pa e marrë akoma “udhën e mërgimit”, drejt Greqisë fqinje, teksa ishin ende të rinj. Jonida 16 vjeçe e Petraqi disa vite më tepër. Flitej me slogane të tilla: ”Ne punojmë dhe Evropa na ndihmon!” dhe se “Erdhi dita të hamë me lugë floriri!”, por asnjëra nga këto nuk po ndodhte. Kështu që, viti 1992 më gjeti në Greqi, pranë të fejuarit , i cili kishte shkuar aty para meje-thotë ajo.-duke iu nënshtruar punëve të para që gjetëm : Ai si bojaxhi e unë në një lokal “Fas-Fudi”. Ne Greqi u bëmë edhe me djalë…Pas 10 vitesh pune , menduam të kthehemi në Sarandë. Këtu na lindi vajza dhe familja ime u zgjerua. Megjithatë gjetëm tek vetja po aq forca, për të mbijetuar në këto rrethana të vështira, gjersa “i hodhëm sytë” për shpëtim nga “Mbretëria e Bashkuar Angleze””,-shtoi ajo, me syrin nga lartësia e shkallareve nëpër gurët pa mbarim…
Me stabilizimin në Londër, Biznesi i tyre, u favorizua edhe nga ligjet vendëse, për dhënie kredie për hapjen e këtij lokali, i cili me veprimtarinë e vet, “ra në sy” për mirë. Nga pozicioni i vendit, nga pamja, po edhe për frekuentimin e një destinacioni me kulinari Ballkanase. Në të njëjtën kohë edhe si “Biznes FamiIiar”, ku angazhohej e gjithë famila Nako, me djalin tashmë 30 vjeçar dhe vajzën 22 vjeçe, që edhe punonin aty , edhe mësonin, në shërbimin e jashtëm e të brendshëm. Aty vinin për kafe edhe Londinezët, po ama shqiptarët emigrantë ishin gjithmonë të pranishëm, në Kafenenë dhe Restaurantin e tyre tashmë. Çuditërisht edhe kinezët, pa bërë fjalë për Ballkanasit që gjenin aty kuzhinën e tyre tradicionale. Gjithkush e dinte se kishin të bënin me të vetmin lokal që nuk mbyllej kurrë, as në kohën e epidemisë së “Covidit 19”, ku shërbehej me maska, sipas rregullave e ligjeve në fuqi. Po edhe për cilësinë e ushqimeve që tregtoheshin të paketuara për familjarët e beqarët e “staxhionuar”. Ushqime të shijshme shqiptare, siç e kishte mësuar JONIDËN e ëma LICA LASKA, shoqja ime e fëmijërisë në “Rimin e Dedazve”, karshi Detit JON.
E shijshme edhe kafeja, për frekuentuesit Britanikë, përpara lokalit të mërgimtarëve të ardhur nga një vend i vogël i Ballkanit, me HISTORINË e tij të madhe…Me një shërbim simpatik e të kulturuar të djalit e vajzës së Piqerasiotes JONIDA ZAHO NAKO,- MASTER CHEFES, të veshur që të tre me uniformat e vendit të tyre “KUQEZI”!…Eh, ku nuk kanë vajtur e venë, Piqerasiotët tanë, bijtë e mërgimtarëve të njëhershëm , që sollën në fshatin e tyre një KULTURË JETESE shumë më të mirë…
Piqeras, më 20 gusht 2025

Burimi/Facebook

Leave a Reply