Në gazetarinë moderne thuhet se nuk ka pyetje të keqe, por ka përgjigje të mangëta. Kjo nuk qëndron kur bëhet fjalë për zëdhënësit e qarqeve antishqiptare, të cilët pyesin: “A do të ketë shkëmbim territoresh në kuadër të njohjes reciproke Kosovë–Serbi nën administratën e Presidentit Trump?”
Së pari, duhet theksuar se Presidenti Trump kurrë nuk e ka thënë dhe as shkruar se është për ndarjen e mëtejshme të territoreve shqiptare në Ballkan – përkundrazi.
Çdo shqiptar e di se shteti shqiptar dhe shteti i Kosovës janë tërësisht të rrethuar me territore shqiptare, por që aktualisht e përkohësisht posedohen nga fqinjët tanë. Shkëmbimi i territoreve ka qenë i iniciuar nga rrjeti i Sorosit me shërbëtorët e tyre në Beograd, Tiranë e Prishtinë dhe është promovuar mediatikisht nga zagarët e Serbisë në rajon e më gjerë.
Vazhdimi i promovimit të kësaj teze kriminale e antishqiptare nga faktorë mediatikë dhe ata që qëndrojnë pas tyre – duke ditur se sa të pamvarura janë mediat në Shqipëri e Kosovë – është vetëm një vazhdimësi e veprimtarisë agjenturore të Serbisë në hapësirat shqiptare.
Tendenca për të përfshirë Presidentin Trump në këtë projekt antishqiptar, nëpërmjet fake news dhe dezinformimit, është vazhdimësi e punës së rrjetit të Sorosit me zagarët e tij në hapësirat shqiptare të Ballkanit, kundër Presidentit Trump.
Shqiptarë, zgjohuni, sepse fatkeqësisht sundimtarët tuaj nuk përfaqësojnë interesat tuaja kombëtare. Është detyrë e qeverive shqiptare që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, dhe e çdo patrioti shqiptar që ka mundësinë më të vogël për ta bërë të qartë tek Presidenti Trump dhe administrata e tij, se shtetet shqiptare në Ballkan janë shtrirë jo më shumë se 30% të tokave shqiptare historike – siç del vetë nga shpallja e pavarësisë nga Perandoria Osmane e shteteve ballkanike dhe mënyra se si fqinjët tanë ballkanikë, me ndihmën e Rusisë, përfituan territore shqiptare.
Së paku, antishqiptarët nuk duhet të lejohen të flasin në emër të shqiptarëve, e aq më keq të mandatohen prej nesh siç fatekeqesisht tendom kemi bere.
Ajet Delaj
New York
Burimi/Facebook


Leave a Reply