Kurrë nuk kam hezituar dhe kurrë nuk do të lodhem të asistoj, këshilloj dhe mbështes çdo student shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, në ambiciet dhe sukseset e tyre – edhe përmes mentorimit online “one to one”.
Një pjesë e bukur e trashëgimisë sime është mirënjohja që kam marrë nga studentët shqiptarë e të huaj, kudo në botë.
Kjo më bën të ndihem i nderuar, sepse përmes mentorimit personal u kam qëndruar pranë në rrugëtimin e tyre akademik, social dhe politik.
Ambicia dhe sukseset e tyre janë dëshmia më e fortë se Shqipëria ka potencial të pafund – mjafton që të mbështesim të rinjtë tanë dhe të besojmë tek ata.
Ky është modeli i trashëgimisë që dua të lë pas: të mbjell besim, të nxjerr në pah mundësitë dhe të ndihmoj brezat e rinj të arrijnë më lart.
Suksese gjeneratës së re, që mund ti shërbej sfidave të atdheut të tyre vetëm me : (i) dashuri të pakufishme,
(ii) integritet të lartë dhe
(iii) profesionalizëm të lartë.
Mirenjohjë për sakrificat, ambiciet dhe arritjet e tyre!
Arbeni
Burimi/Facebook


Leave a Reply