Kur kalon pranë Kishës së Madhe ndalon instinktivisht… është si një takim me gjurmët e pavdekshme të Kolë Idromenos, artistit që i dha Shkodrës frymë evropiane 🌍.
Tavani i gdhendur në dru, altari, afresket, të gjitha mbajnë vulën e mjeshtrit.
Ai projektoi Pjacën, Kafen e Madhe, Dugajtë e Reja dhe mbi 100 ndërtesa që ndryshuan përjetësisht fytyrën e qytetit.
Nga “Motra Tone” ose “Mona Liza” e Shqipërisë te “Dasma shkodrane”, Idromeno la trashëgimi që s’e zbeh koha.
165 vite më pas, Shkodra ende flet me gjuhën e tij… dhe ne e ndiejmë në çdo hap.
Burimi/Facebook/Shkodra Zone


Leave a Reply