Nji prej figurave ma te dashtuna te humorit, lezeti i qytetit tone, asht shkodrani Nexho Shabani. Humorist, aktor, bejtar, shakaxhi e gjithnji ne ecje tuej leshu battuta me duer, me za , me mimike!Nji pasuni e gjalle’e kultures ne gjinine e humorit!
E takoj rastesisht ne Gjuhadol, aty ku keto nete vere , nderthuren aroma e mezeve, gazi e hareja, muzika ,drittat ,ngjyrat e zhurma.. .
I kerkoj me ba nji fotografi !…
– Sa lek me nep? me thote e vazhdon: A nuk ke pa’ e ndi, pse te duket cudi? Politikanet tone, napin shuma te medha me ba foto me ndonji personalitet, per me fitu autoritet !?
Ka te drejte Nexhoja, sepse nji foto me te, ka ma Vlere e lezet se me cdo politikan e deputet!
Po’ e Mbylli kete postim me nji barcolete qe ma ka tregu Nexhoja vete:
Shkon Nexhoja ne katund i ftuem prej baxhanakut.
E presin me gjitha te mirat: Laknuer me purri, nji sahan corbe me turli, lakna te veja te regjuna, sallata bio e mollotarta e ne fund japrak ( mish aspak ?! ) Per pije hardiq e ambelsine hashaf me fiq !
Te nesermen kur po’ e percillnin, kendon gjeli i shpisë.
Nexhoja; Kendo gjel kendo se per baxhanakun tem 100 vjec bahesh !😀🤪
Nexhoja pranoj te baje foto me mue, se me te ikun vapa, pres shtatorin , te festoj 87 – vjetorin!…
Burimi/Facebook


Leave a Reply