▪️Erion Veliaj është kumbara i Edi Ramës e jo i persekutuari i tij, o njerëz!
Po po edhe sot që është në burg.
Demek keqtrajtimi dhe persekutimi i tij në burg është një lojë e fëlliqur dhe kurth i “specialistëve” rilindas. Në këtë kurth mjerisht kanë rënë shumë opozitarë!
Sa kohë që Veliaj nuk është i akuzuar për prishjen e Teatrit Kombetar, Incereratorët, 5D-në dhe pastrimin e parave me Ndragetën ai nuk është i persekutuar por në burg me marreveshje me Edi Ramën.
Akuzat për brekët dhe bizhuteritë e Ajolës janë tallje mendereje me shqiptarët e kurrësesi drejtësi!
Kush mendon ndryshe, nuk kupton, është naiv ose është pjesë e lojës!
—
▪️News24 nuk është mbyllur për fjalën e lirë por për prishje pazaresh dhe marrëveshjesh të segmenteve të mafias soro-rilindase. Ajo nëse është luftë, është thjesht luftë brenda llojit.
News24 është pjesë e kazanit mafio-rilindas e nuk ka asnjë lidhje me institucionin e medias së lirë. Irfani do t’i zhvendosë aparaturat dhe studiot diku tjetër e sërish do ti shërbejë regjimit me të njëjtën devotshmëri si më parë. Ramës thjesht i duhet godina dhe vendi ku është vendosur televizioni!
Gazetarë që janë përpjekur të dalin jashtë linjës editoriale ka në çdo media bile edhe në Top Channel por ky fakt nuk i bën këto media të lira apo institucione të fjalës së lirë.
Mos na luani mendsh!
Mos përzieni dy gjëra krejt të ndryshme.
***
Nëse opozita do të bëjë kauzë të saj burgosjen me marrëveshje të Erion Veliajt dhe gerdallën e News24 të Irfanit nuk ngjall asnjë simpati në popull ama fare fare.
Përkundrazi ngjall neveri e pështirosje.
Nëse do te ngjallë keqardhje tek Aleks Soros dhe organizatat e tij brenda e jashtë vendit ku ajo duket se i ka varur të gjitha shpresat, ajo është tjetër gjë!
Ama opozite dhe opozicion nuk është.
©️ Milaim Nela
Burimi/Facebook


Leave a Reply