Le t’më gëvishten duart nga gjembat,
ato nuk kanë frikë fare nga gërvishtjet,
unë një për një do t’i mbledh manaferrat,
sot vesha kostumin me ngjyra kujtimesh!
Me torbën e viteve n’sup mbledh manaferra,
në parqet plot jetë të Londrës s’metrove,
autobuzë që zhurmojnë, lisa plot me lena,
në t’gjelbrin park mosha t’ndryshme vrapojnë!
N’torbën e viteve fërshëritin kujtimet “fësh fësh”
vazhdoj t’mbledh manaferra duart le t’gërvishten,
jeta shkruan pa përtim vitet me panelin e vet,
sa po m’pëlen sot ky kostum me ngjyra kujtimesh!
Xhavit Gasa!
London
08/08/2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply