Një burrë nga fshati, martohet dhe e vetmja këshillë që i dha nuses ishte të mos rrijë asnjë herë pas mushkës. Kaluan disa muaj por kureshtja nuk e la rehat nusen, kështuqë shkoi pas mushkës. Menjëherë i vjen një shkelm në ballë dhe e lë shakull në vend.
Ashtu siç është edhe zakoni, burri i shkretë priste e përcillte gratë dhe burrat e fshatit të cilët kishin ardhur për ngushëllim në ceremoninë e varrimit. Kur takonte gratë, tundte kokën në shenjë pohimi, kur takonte burrat tundte kokën në shenjë mohimi.
Burri i shkretë u martua përsëri, edhe kësaj here i dha të njëjtën këshillë nuses së dytë, të mos qëndrojë asnjë herë pas mushkës. Ashtu si e para, edhe nusen e dytë nuk e la kureshtja të gjallë. Shkoi pas mushkës dhe mbeti në vend nga shkelmi që mori.
Edhe kësaj here, prit e përcill burrat e gratë e fshatit në ceremoni duke tundur kokën me gratë e duke tundur kokën me burrat. Nuk kaloi shumë kohë, të njëjtin fat pati edhe gruaja e tretë. Gjatë ceremonisë, një i moshuar i thotë: “A të të bëj një pyetje more bir?”
-Po xhaxha, më thuaj.
-Çfarë u thua njerëzve duke tundur kokën gjatë takimit?
-Po ja, kur takoj gratë ato më pyesin a do martohesh përsëri dhe unë ua pohoj duke tundur kokën vertikalisht. Kur takoj burrat, ata më pyesin a e shet mushkën dhe unë u them jo duke tundur kokën horizontalisht.
Mos u bëj më shumë kurioz nga çduhet
Burimi/Facebook


Leave a Reply