Me 27 korrik të vitit 1882 lindi albanologu austriak, Maksimilian Lamberci. Lamberci u lind në Vjenë. Ai ishte albanolog, një nga figurat më të rëndësishme të lëmit të studimeve. Maksimiliani ka lënë diku rreth 60 dorëshkrime, në të cilat paraqet të dhëna mbi folklorin e folkloristikën, mitologjinë, etnologjinë, gjuhësinë, letërsinë, historinë etj.
Studiuesi, profesor universitar dhe albanologu i njohur austriak, prof. dr. Maksimilian Lamberc, që nga viti 1906 kur dëgjoi gjuhën shqipe në Atikë të Greqisë, e deri më 1963, kur vdiq, nuk iu nda punës për t’i çuar përpara studimet albanologjike në fushë të folkloristikës, e sidomos të epikologjisë e të poetikës së përrallës, të mitologjisë, e në veçanti të demonologjisë, të së drejtës zakonore, sidomos të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të morfologjisë, të sintaksës, të dialektologjisë, të leksikologjisë, të drejtshkrimit, të historisë së gjuhës, të letërsisë, të historisë së letërsisë, të dramës, të përkthimit, sidomos të Gjergj Fishtës etj.
Vepra albanologjike e M. Lambertz-it është e pasur dhe e shumanshme. Ai është marrë me më shumë çështje të gjuhës shqipe e të dialekteve të saj, me mësimin e shqipes si lëndë universitare, me letërsinë shqipe, me folklorin shqiptar dhe me përkthime nga letërsia shqipe në gjermanishte.
Maksimilian Lamberci, albanologu austriak ia dedikoi jetën shqipes dhe pasurisë shpirtërore të shqiptarëve.
Burimi/Facebook/Aleanca Kuq e Zi Tirane


Leave a Reply