Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka hequr nga puna dy aktorë, Simon Shkreli dhe Vladimir Doda.
Në Europën Perëndimore do mjaftonte vetëm kaq që ky të shpallej skandali i vitit.
Ç’punë ka Kryetari i Bashkisë me aktorët e Teatrit?! Edhe më keq akoma që të përcaktojë performancën e tyre, apo përdorimin politik.
Këtu nuk kemi të bëjme me bashki të qytetarëve, por me analizë patronazhistësh të një organizate socialiste, që analizojnë mbi familjen e Kryetares së PD Shkodër dhe godasin.
Ajo që më bën përshtypje është se ky komuniteti i artistëve që e mban veten për “intelektual” të nivelit të lart, përse nuk reagoi?! Jo se kisha ndonjë pritshmëri të madhe, se këta lëtyra e frikacakë i pamë kur u prish Teatri Kombëtar, që jo vetëm nuk e mbrojtën apo nuk folën, por disa prej këtyre të shiturve, firmosën pro pushtetit që Teatri të prishej.
Po këto “organizatat” e të ashtuquajturës “shoqëri civile”, e të tjera si ato?! Apo vazhdojmë me filozofinë “larg bÿthës time”?! Po kërkoj shumë që pres një protestë?! Minimumi!
E pra, nuk e ka fajin vetëm Beneti!
PS:
Unë e di se çdo të thotë të heqësh një artist nga puna, sepse e kam provuar në lekurë, kur më hoqën prindërit, në vitin 2013 dhe 2015.
Burimi/Facebook


Leave a Reply