Bëhu burrë i vërtetë:
E ngrije zërin ndaj padrejtësisë, jo ndaj nënës së fëmijëve të tu.
Ngrihu ndaj atij që të vjedh, që të shkel të drejtën, që të bën të rrish në heshtje nga frika.
Por mos u trimëro me një grua që të do.
Mos u bëj luan kur ajo qan.
Sepse burrëria nuk është dhunë.
As ulërimë.
As dorë e ngritur mbi trupin që ti duhet ta kishe mbrojtur.
Bëhu burrë me zemër.
Me drejtësi.
Me dinjitet.
Nëse do të tregosh forcë,
shko dhe përballu me padrejtësinë, me pushtetin që të shtyp,
jo me një grua që kërkon vetëm dashuri dhe respekt.
Bëhu burrë, ore!
Jo me grushta.
Jo me britma.
Jo duke i ulëritur një gruaje që s’të ka borxh asgjë!
Burrë je kur ngritesh kundër padrejtësisë,
kundër atyre që të vjedhin djersën,
kundër atyre që t’i shkelin të drejtat,
jo kundër një gruaje që s’ka asnjë armë përveç zemrës.
Mos e ngatërro frikën me forcën.
Mos e ngatërro dhunën me burrërinë.
S’ka asgjë burrërore në atë dorë që ngrihet për ta goditur një grua.
S’ka asgjë të fortë në një burrë që ulëret sepse s’din të flasë.
Je i dobët kur frikëson një grua.
Je qesharak kur bërtet për të mbuluar boshllëkun tënd.
Bëhu burrë përballë sistemit që të shkel,
përballë të padrejtës që të varfëron,
jo përballë asaj që të ka dashur.
Sepse ai që nuk mbron dot një grua,
nuk mbron dot as veten.
As emrin burrë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply