Foto e ikonës së Muzikës Shqiptare, Lindita Theodhori, Artiste e Merituar, Mjeshtre e madhe, në Festivalin e 11-të të këngës në radiotelevizion, Tiranë 22-24 Dhjetor 1972, në interpretimin e saj të parë si këngëtare në festivale me këngën: Udhët janë të bukura, pretendente e çmimit të parë deri në minutat e fundit, kur juria e Tiranës vetëm me një pikë më pak e kualifikoi në çmimin e dytë.
Që nga ai festival do vazhdonte udha e gjatë, e bukur dhe e suksesshme e këngëtares Lindita Sota Theodhori për dekada me radhë, për t’u pëlqyer nga artdashësit e shumtë me interpretimin e saj në këngë, për t’u vlerësuar me çmime të ndryshme fituese, për t’u kënduar edhe në ditët e sotme këngët e interpretuara mjeshtërisht nga këngëtarja edhe pse kanë kaluar 30-të, 40-të, 50-të vite…
* * *
UDHËT JANË TË BUKURA.
Muzika Agim Krajka.
Teksti Agim Shehu.
Uaaaa, Kafe Flora burra plot
(Trioja vokale, pa rum pa)
Venë tri vajza ulen tok
Pa rum pa
Pëshpërisim me harre’,
Shoqet tona vijnë tek ne.
Uaaaa, hyjnë vajzat si pranverë
Perdet dridhen nëpër erë,
Mirseerdhët thonë karshi,
U mbush sall me rini,
Uaaaa, pa shiko me sy tërrthor,
Si shikim konsevator,
Mos më shih baba ashtu,
Unë jam vajzë që vij nga ju,
Uaaa, o, o, kush s’e di
Ardhja jonë është rini
Pranverë e re
Bleron tek ne, bleron tek ne.
Këta janë shokët tanë
Rrugët tona pranë e pranë,
Kur të dalim ne njëherë
Shkojmë në shkollë a në kantier.
Uaaa, tavolina djem përball,
S’i shqetësojmë me asnjë fjalë,
Moj, në i hedhshin syt këndej
Doemos do t’na pëlqej.
Uaaa, o, o, kush s’e di
Ardhja jonë është rini
Pranverë e re
Bleron tek ne, bleron tek ne.
Uaaa, udhët tona ku nuk venë
Hap pas hapi bashk me djem,
E, si shumë e shohin larg,
Ndaj po hyni në shkollë e në bangë.
Uaaa, udhët tona gjërë e gjatë,
Shkollë, uzinë e kombinat,
Skaj më skaj nëpër atdhe,
Emri Flora Vajzë e re
Mirupafshim prap me ne
Prap me ne, n’kafene, prap me ne,
Ne.


Burim/Facebook/Fjala jonë e lirë/Pierre-Pandeli Simsia


Leave a Reply