Gjate nje sezoni turistik plot sherre, rrahje, plagosje, te shtena me arme, nuk mund te mungonte as policia. Ish-shefi i qarkullimit, aktualisht nenoficer ne Vlore, bashke me nje shok me precedent kriminalë (sic i takon ti kete shoket nje funksionar i denje policie) rreh kamarierin 18 vjec se i solli nje shishe uje teper ne fature. Me pas policia rrihet nga pronari i lokalit qe i doli ne krah kamarierit.
Nje histori trimash, qe i ka hije nje vendi kreshnikesh.
Kjo eshte e disata ngjarje gjate ketij sezoni turistik pas asaj ne Ksamil, Pogradec, Lumin e Shales apo edhe ne Palase, ne hijen e keshtjellave te oligarkeve. Pervec grushteve, bishtat e cadrave kane qene armet e preferuara, por nuk kane munguar as te shtena pistoletash, gjate oreve te nxehta te nates ne pub-et oligarkike, shoqeruar me te plagosur kolaterale te rastesishem, pa lidhje me ngjarjen.
Jane thjesht sherre pushimesh, qe shfaqin nje menyre origjinale argetimi, te cilen mund ta ofroje ne formen me te mire turizmi shqiptar se bashku me mikepritjen tone primordiale. Sherri eshte menyra me mbreselenese e zbavitjes gjate turizmit falik te ushtruar nga nje popull qe e ka çare rrugen e historise me palle ne dore.
Burim/Facebook


Leave a Reply