Para shumë e shumë kohësh, në një familje e në një shtëpi, dy gra lindin foshnjet e tyre në të njëjtën ditë. Në mëngjes, njëra nga gratë kur zgjohet vëren që foshnja që kishte afër, kishte vdekur. Dhe ashtu me dhimbje dhe inat të madh shkon tek gruaja tjetër dhe e akuzon që ajo ka ndërruar foshnjet gjatë natës dhe ia kërkon me ngul që t’ia japë foshnjen e gjallë.
Kështu u bë një sherr i madh sepse asnjëra nuk hiqte dorë nga e drejta mbi foshnjën e gjallë, dhe meqë në atë kohë, s’kishin si ta vërtetonin se cila nga gratë ishte nëna e vërtetë e foshnjes, të dyjat ranë dakord që të kërkonin ndihmë nga mbreti i mençur e fisnik, këshillat e së cilit kishin zgjidhur shumë probleme në fshat.
Kur të dy gratë shkuan tek mbreti, ia shpjeguan çdo gjë me detaje.
Mbreti i mençur u mendua pak dhe iu tha:
“Meqë të dyjat thoni që jeni nëna e kësaj foshnjeje, dhe nuk hiqni dorë nga kjo, atëherë unë po iu bëj një propozim.
Le ta ndajmë foshnjën në dy pjesë, dhe secila nga ju merreni nga gjysëm.
Jeni dakord?”
Nëna e vërtetë e foshnjes bërtiti dhe qau me dënesë: “Joooo, mos e bëni këtë, ju lutem. S’ka gjë, le ta mbajë ajo foshnjën.” Dhe u nis me lot në sy drejt shtëpisë.
Kurse gruaja tjetër që kishte akuzuar se ishin ndërruar foshnjet , me krenari tha: “E shihni që unë jam nëna e vërtetë e foshnjes? Ajo hoqi dorë kaq shpejt. Unë pranoj ta ndajmë, sepse kurrë nuk heq dorë nga foshnja ime.”
Atëherë, mbreti i mençur e fisnik me shpejtësi u ngrit, mori foshnjen në krah dhe iu afrua gruas që po qante. “Ti je nëna e vërtetë e kësaj foshnjeje…”- i tha.
“…Një nënë e vërtetë nuk është egoiste, ajo më parë preferon të heqë dorë , e nuk pranon asesi të lëndohet as fija e flokut e foshnjes së saj, vetëm e vetëm që ta posedojë….!
Burimi/Facebook/Thënie të Mençura /Diamela Melani


Leave a Reply