Nga Irma Marku
Prifti që nuk iu përkul as Kishës Greke, as asaj Serbe, që mbrojti Kishën Orthodokse Autoqefale Shqiptare si një tempull të identitetit kombëtar, u shua në vetmi, pa përkrahje, pa trajtim, i goditur nga sëmundja dhe heshtja e një shoqërie që shpesh harron të vetët.
Ai shërbeu në Kishën e Shën Mërisë, në lagjen Kala të Elbasanit, aty ku dikur predikonin Visarion Xhuvani dhe Fan Noli, aty ku ringjallej fjala e Zotit në gjuhën e kombit.
At Nikolla nuk kërkoi fron, por shërbesë. Nuk deshi pushtet, por të ruante rrënjët.
Për këtë e sulmuan. Për këtë e përçmuan. Për këtë e lanë vetëm.
Por ai nuk u lëkund.
“Lum ata që përndiqen për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.”
(Mateu 5:10)
Sot ai është bashkuar me Zotin, por fjala e tij, qetësia e tij, forca e tij për të qëndruar përballë dy perandorive fetare që duan të tjetërsojnë orthodoksinë shqiptare, mbeten një testament i gjallë për ne.
Të mos harrojmë, Patriotët e vërtetë nuk vishen me grada, por me plagë të heshtura.
Lavdi At Nikollës!
I përjetshëm kujtimi
Burimi/Facebook/Neutrale


Leave a Reply