“Fli herët dhe çohu herët — kështu bëhesh i shëndetshëm, i pasur dhe i mençur.”
Tek ne, dritat fikeshin në orën 8 të mbrëmjes,
dhe ne zgjoheshim në agim me aromën e kafesë, bacon-it të pjekur dhe vezëve të rrahura.
Babai im ndoqi këtë rutinë gjithë jetën e tij —
dhe vdiq i ri, pa para, dhe, besoj, pa ndonjë mençuri të madhe.
Dua t’ju informoj me respekt se unë i kam hedhur poshtë këshillat e tij:
tani fle vonë dhe zgjohem vonë.
Nuk po them se kam pushtuar botën,
por kam shmangur shumë trafik të mëngjesit, kam kapërcyer disa rreziqe të zakonshme,
dhe kam takuar njerëz të jashtëzakonshëm e të mrekullueshëm.
Njëri prej tyre isha unë vetë —
një njeri që babai im… nuk e njohu kurrë.
— Charles Bukowski
Burimi/Facebook/Gegë e Toskë


Leave a Reply