Në këtë vend, djalli s’vjen më me brirë, por me mikrofona dhe blloqe tapish. Edi Rama u ka dhënë tapira hoxhallarëve dhe ata e pritën si të ishte Zoti. U ka dhënë priftërinjve – edhe atyre në Theth – dhe ata e shikuan si dërguar nga qielli. Të gjithë u mashtruan. Sepse djalli kështu e ka: e citon Biblën kur është në hall… dhe lexon manualin e korrupsionit kur merr pushtetin.
🟥 Tapi mbi tokën e shenjtë. Tapi mbi besimin. Tapi mbi besë.
Kisha nuk ka nevojë për tapi nga një ateist. Ajo është pronë e Zotit, jo e zyrës së kadastrës së Rilindjes. As xhamia, as teqeja, nuk janë ndalesa elektorale për t’u përdorur si dekor për një mashtrues që e shet mëkatin si reformë dhe shkatërrimin si zhvillim.
🟥 Sot, besimtarët e tyre dhunohen, përzihen, u shembet prona. Dhe ata heshtin.
Po, priftërinjtë dhe hoxhallarët që dikur i bëjnë nderin djallit me tapi, sot heshtin përballë shkatërrimit të grigjës së tyre. Asnjë protestë. Asnjë reagim. Si në filmin e njohur: “Fali, o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë…”
…por këtë herë, ndëshkoje, o Zot, atë që e di shumë mirë çfarë po bën!
——————
Albert Zadrima
Burimi/Window.al


Leave a Reply