Deklaratë Publike nga Banorët e Dukagjinit:
Benet Beci shpallet non grata përjetësisht në tokën e Thethit dhe të gjithë Dukagjinit
Mjaft më! Kupa u mbush.
Pas një serie skandalesh, pas arrogancës së pafytyrë dhe heshtjes kriminale, pas përbuzjes që ai i ka bërë maleve tona, gjakut tonë, burrërisë dhe trashëgimisë sonë, Benet Beci – kryetari i bashkisë Shkodër – shpallet person non grata përjetësisht në territorin e Dukagjinit.
Ky është një akt i ndershëm, i domosdoshëm dhe burrnor që vjen si pasojë direkte e veprimeve të tij të turpshme, korruptive dhe kriminale.
Pas skandalit të rrugës së Dukagjinit – që nuk ishte thjesht një dështim inxhinierik apo administrativ, por një krim shtetëror që solli edhe vdekjen e një qytetari të pafajshëm – ky njeri ka guxuar të vazhdojë shkatërrimin sistematik të Thethit, të këtij vendi të shenjtë për ne, të këtij pasuri kombëtare dhe botërore.
Ditët e fundit, në vend që të kërkonte falje publike dhe të mbante përgjegjësi, Benet Beci, me prepotencën e një njeriu që e ndjen veten mbi ligjin dhe mbi turpin, ka nisur një masakër urbane dhe ekologjike në Theth. Prerje, rrënime, betonime, ndotje, zhdukje të çdo gjurme autentike – një shkatërrim që as pushtuesit osmanë, as serbët, as komunistët nuk e guxuan në këtë mënyrë.
Benet Beci e preu në bes Thethin, si asnjë armik tjetër. Ai e poshtëroi Dukagjinin dhe e përdori si mjet për tendera, për klientë, për t’u pasuruar dhe për të bërë emër në kurriz të gjakut dhe krenarisë sonë.
Nga sot, me unanimitet moral dhe qytetar, Benet Beci shpallet i padëshiruar në të gjitha zonat e Dukagjinit: Theth, Shalë, Shosh, Pult, Prekal, dhe më gjerë.
Nuk ka më mikpritje për të, nuk ka më duar të shtrira, nuk ka më heshtje.
Kushdo që e afron, e promovon, e përkrah apo e justifikon – qoftë ky deputet, drejtor, biznesmen, gazetar apo “turist me lidhje” – do të përballet me reagimin tonë të drejtpërdrejtë, të publikut dhe të opinionit. Do të denoncohet publikisht. Do të izolohet moralisht.
Ne nuk jemi më shekuj më parë. Sot kemi zë, kamera, media dhe drejtësi që nuk do të heshtë pafundësisht.
SPAK duhet të veprojë menjëherë. Dëmet e shkaktuara në Theth, vdekjet nga rruga e lënë rrugëve, veprimet abuzive në tendera, dhe shpërdorimi i detyrës kërkojnë burg dhe hetim penal, jo post pushteti e show në “festivale”.
Benet Beci nuk është thjesht një administrator i paaftë. Ai është kriminel moral ndaj maleve tona. Ai ka shkelur mbi djersën dhe shpirtin e çdo burri e gruaje që i ka dhënë jetë kësaj toke.
Thethi nuk shitet. Dukagjini nuk harrohet. Malësia nuk nënshtrohet.
Nga sot, për ne, Benet Beci është i vdekur politikisht dhe moralisht.
Rroftë rezistenca qytetare!
Rroftë Dukagjini i lirë!
Poshtë pushteti që vret me duar të bardha!
Burimi/Window.al


Leave a Reply