30 vite pa e takuar atë. Mikun tim të mirë nga Senica, Artan Gjika. Tashmë pa sy, që shikon edhe më mirë edhe pa dritën e ballit, si të ishte AL PAÇINO në filmin e tij të jashtëzakonshëm ”Aromë Gruaje”. Sepse edhe ky njeri për mua ishte e mbeti si një personazh i jashtëzakonshëm përsëri. Si atëherë, kur punonte si Inspektor i tatimeve në Bashkinë e Sarandës, në kohën kur aty drejtonte Pilurjoti Stefan Çipa , që pati respektin e duhur dhe e promovoi librin tim “PIQERASIOTËT” në Sallonin e Hotel Turizmit ”BUTRINTI” të Sarandës, teksa këtu qe më i madhi e më i bukuri. Dhe midis miqëve të mi, e pata edhe këtë njeri që lexonte çdo faqe libri të shkruar, sa pati sy e mëndje bashkë, po edhe dashuri për njerëzit që e rrethonin.
Mirëpo , ja ku erdhi edhe fati i trisht, që para meje tani të qendrojë e të pijë kafe një i verbër,- Inspektori i dikurshëm i kësaj Beshkie, të cilin e çonin tek njeri spital tek tjetëri, nga njeri shtet tek tjetëri, pa qenë e mundur ta shihte jetën përreth, natyrën e qytetit të vetë, që rritej e zbukurohej nga vit në vit, si edhe bulevardin buzë detit… Po edhe mikun e tij të kësaj fotografie, që ishte ndëshkuar pa faj, që kishte bërë edhe “ndëshkimin” e pasburgimit, me punë të detyruar. Sidomos, në ato vite “të lirisë”, kur kishte hypur e zbritur edhe 30 vitet të tjera nëpër shkallaret e kësaj Bashkie, duke u lutur (më kot), për botimin e ndonjë libri, teksa shkallmoheshin trotuaret e shkallaret e qytetit me tendera pas tenderash, gjersa së fundi, midis sarandjotëve u gjend edhe një mjek, që banorët e qytetit e zgjodhën tani, si debutetin e tyre. Një emër shumë i njohur….”Ja,- tha, i verbëri Artan Gjika, përsëri n/punës i kësaj Bashkie, edhe pse pa sy,-të tillë deputet i duhen Sarandës tonë!”, Ndërkohë, ra zilja e celularit të tij dhe gishtrinjt e tij rrëshqitën nëpër tastjerë, për të dëgjuar e parë “me syrin e mendjes” kërkuesin…Ai buzëqeshi…Njerëzit e donin dhe e kërkonin përsëri…
Burimi/Facebook


Leave a Reply