Një ditë, një burrë i mirë kaloi pranë portës së pazarit të madh, ku mblidheshin shumë lypës. Midis tyre, ai pa një grua të moshuar të ulur përtokë, më e varfra nga të gjithë. “Ju lutem, nuk kam ngrënë ka tre ditë,” tha ajo, duke i shtrirë duart e saj .
Burri kontrolloi xhepat e tij, i dha dy monedha dhe, u fsheh në një korridor, priti të shihte se për çfarë do ti shpenzonte lëmoshën e saj.
Gruaja u ngrit dhe eci ngadalë nëpër turmë.
Kur burri e pa përsëri, vuri re se ajo mbante diçka nën tunikën e saj, duke lëvizur me një ajër të gëzuar.
Ajo mori një rrugicë drejt një sheshi, u ul në hijen e një peme dhe nxori një copë bukë dhe… një trëndafil ,buzëqeshte ndërsa hante, duke parë lulen me sy që i shkëlqenin, derisa një paqe e thellë i ndriçoi fytyrën.
Pastaj burri iu afrua dhe e pyeti: “Pse dikush kaq i varfër sa ti ,do të shpenzonte një monedhë për këtë lule?” Plaka, me mençurinë e viteve të saj, u përgjigj: “Kisha dy monedha. Me njërën bleva diçka për të jetuar, me tjetrën, diçka për të cilën të jetoj.”
Mbani mend se jeta nuk ka të bëjë vetëm me mbijetesën, por me gjetjen e arsyeve për ta bërë këtë. Ne të gjithë kemi nevojë për një “pse”: një ëndërr, një dashuri, një pasion që e ndez shpirtin edhe në ditët më të errëta.
Pas Zotit, motivimi ynë më i madh është familja (prindërit, fëmijët, vëllezërit e motrat, etj.). Ata janë “trëndafili” që u jep kuptim përpjekjeve tona të përditshme. Mos lejoni që materializmi ti mbysë ndjenjat që i bashkojnë, as mos lejoni që nxitimi t’ju grabisë momentet që kanë vërtet rëndësi.
Uroj që të mos na mungojë kurrë buka… por as trëndafili.
Burimi/Facebook/Mësimi/Brunilda Vata Gjuraj


Leave a Reply