Prekja, faji i ëmbël i përjetimit
Ndoshta nuk të duhet të jesh i vrbër të arrish të lexosh trupin e një gruaje, të dëgjosh ligjërimin e mgjishëm të atij përjetimi që zgjohet, të kuptosh se nga mijëra harta e legjenda, thirrjeve legjendare të etjes për mrekulli, prekja është ajo që të shpie te thesari i thesareve, te ndjenja, te arsyeja e themeltë e krijimit.
Jo, nuk ka pse të hapësh syt për të zgjuar nga thellësia e qenies, më të thellat forca ndijimi që të bëjnë t’i mbyllësh syt!
Duhet të dish të kuptosh sekretine e ndjenjave, të dekodosh gjuhët e zjarrit brenda teje. Dhe përmes prekjes, të arrish të bësh magji, duke e përçuar këtë energji trupit të gruas që hyn brenda teje dhe ti brenda saj, për të bërë të mundur komunikimin e qënieve përmes gjuhës së zjarrit dhe dritës, gjuhë e cila nuk ka nevojë për sy të shohë.
Sepse ajo përmes ndjenjës gjen rrugën për të mbërritur atje ku gjaku e thërret me zë zjarri dhe zemra e ushqen me trokitje të gjëmimshme.
Gishtërinjtë tuaj janë si rrënjët që pleksën te trupi i gruas, për të zgjuar brenda saj zjarrin, zjarrin që na duhet për të ushqyer dritën, epshin për ta stolisur realitetin me më të ngjyrshmet vezullime, që kanë perceptuar syt dhe kanë ledhatur hirin ëmbëlak të gruas.
Mëso të prekësh trupin e një gruaje dhe do të kesh zbuluar sekretin e ndjenjave, do të kesh gjetur shtegun që të çon te realja e magjishme e përjetimit.
Gishtërinjtë na lidhin me gjithçka që ne bëjmë, në ndihmojmë të zgjidhim çdo nyje, të përpushim zjarret e përgjumura dhe t’i dalldisim detet, ku kurmi i një guaje kridhet dhe ndjenja e saj farkëtohet.
Gishtat mbërrijnë të parë te prehja ku padurimi pret, dhe të mbramët ikin nga dorëzimi që trupat i blatojnë shpirtit. Vijnë me prekje e rrëmojnë në frymën që mbush qenien, si magma shpërthimin.
Me prekje ikin, për t’u kthyer te i njëjti lum, duke zbritur yshtës në paqen që e braktis ndjenjën, për ta kthyer te zjarri, ku djeg e dritt.
Prekja, faji i ëmbël i përjetimit, faji fillestar që bekon çdo mëkat dhe hyjnizon çdo çast që të kthen te mrekullia e krijimit.
Albert Vataj
Burimi/Facebook


Leave a Reply