ERGIT
Në torten e ditelindjes
nena i shkruajti lutje Zotit,
edhe per 100 vite te tjera per Ty,Bir…
…por yjet
lindkan
për te ndriçuar qiejte.
Ç’t’i them kitarres tënde
me tela ylberesh,
qe pret gishtat prej flladi
per ta perkedhelur me dashuri tingujsh?!
Ç’t’i them heshtjes,
që pret te zgjohet
me magjija e zërit tënd?!
Ne dhomen ku flije TI,me endrrat,
hidherimi
përgjak këmbët
duke shkelur
mbi copat e thyera te zemrave tona.
…oh sa te ngjet dielli,Biri im!
Dikur,
nuk besoja në krijesat e shënjta!
…se ende nuk të njihja Ty.”
Burimi/Facebook


Leave a Reply