Në këtë manastir kanë studiuar edhe shumë fëmijë shqiptarë.Fshati Avdella ngjitur me Pindin, dhe malin e Smolikës, dhe pse historia e tij është shumë e hershme ndodhur në zonën “Fântîne”, historianët e sotëm preferojnë të japin të dhëna të cekta vetëm për 200 vitet e fundit.
Fshati Avdella ka patur një popullsi të përzjerë, edhe pse ka patur shumë shqiptarë si Apostol Margariti, shumë prej tyre preferuan të punojnë dhe identifikohen atje ku interesi ishte më i lartë, ashtu edhe si sot mes shqiptarëve. Ky është fshati ku kanë lindur edhe vëllezërit Manaki.
Apostol Margariti ka qënë inspektori i përgjithshëm i shkollave bizantine-romaike në Perandorinë Otomane, ku ka qënë dhe shefi civil i lëvizjes skizmatike e Fanariote.
Ai modifikoi dhe korigjoi kronikat e priftit francez Faveryal dhe i cilsimit të shqiptarëve nga roman në vlleh. Apostol Margariti vdiq në 19 tetor të vitit 1903, duke lënë prapa hijen e një misionari antishqiptar që punoi pareshtur për ndalimin e gjuhës shqipe, hapjen e shkollave shqipe dhe zhdukjen e kombit shqiptar
.
Dorshkrimi i kronikave të priftit katolik Faveyrial, të përmbledhura në një Broshurë nga Margariti me titull “L’Histoire de l’Albanie”, u zhdukën pas vdekjes së tij në vitin 1893 në qytetin e Manastirit.
Fshati Avdella u dogj nga andarët grekë në vitin Tetor, 1905, dhe nga gjermanët në 1944.
Burimi/Facebook/Albanian Historical Society


Leave a Reply