Puthe fjalën, buzën që shqipton
Më parë në zemër, gjaku gurgullon
Puthja puth puthjën, shkrirë në dashuri
Ketë e thotë fjala, gjer në përjerësi
Puthja e ndjerë, vetëm ëmbëlson
Këtë e thotë zëmra, aja dashhron
E puthe fjalën, buza që e nxjerr
Ajo ka shijën, mjaltë e sheqer
Të trishton puthja e vonuar kur vjen
E lumtur është ajo, gjurmë,veç kur len !
Shqiponjat puthin majat e pishave harlisur
Shqiponja janë çupat ,
gjoksin guxhulisur
Puthja e buzës, buzën kërkon
S’ka gjë më t’bukur, që fjala shqipton
Puthja është art, art në dashuri
Fatkeqi që s’e njeh, prej shekujsh magji
Po nuk dashurove, i dashhruar të jesh
Zëmra dhe shpirti, kurrë nuk buzëqesh
Vajza me djalin, trupa të shtërnguar
Të puthura zëmrat, shpirtra t’dashuruar
Ta putha vetullën, kur atë lartëson
Syri yt i bukur, veç kur hijeshon
Kremin e qerpikut, qerpiku me rimel
Ballin e çelur, cullufin kaçurrel
Ah, ti vajzë,me puthje dashurie
Peshë i ngrite zemrën, zemrën kësaj rinie
Shumë dashurohën, se ka dashuri
Askush nuk njeh, më t’madhërishme, mrekulli*
Me, 26 qershor 2025.








Burimi/Facebook


Leave a Reply