Nisem ne pikun e vapes dhe arrij per nje ore ne doganen e Bllates ne Peshkopi. Rruga e Arberit eshte e bukur por me shume se e bukur eshte efikase. Praktikisht Peshkopia tashme eshte thuajse nje qyteze e Tiranes. Ne piken doganore te Bllates, policet jane te veshur mire, me uniforma te pastra dhe kjo te gezon pasi mendon se aty kalojne dhe te huajt, e ne njefare menyre kjo pamje estetike qofte dhe ne uniforma, ndikon ne imazhin e vendit. Mandej kaloj ne Diber te madhe dhe nje lloj trishtimi te kaplon teksa shoh tabelat e medha ne shqip, por nderkohe ne radio kane hyre frekuencat e Maqedonise dhe interneti ne telefon eshte fikur. Rruget jane te bukura. Ndonje kamion me ze rrugen here pas here por qellimi eshte me i forte se ngutja. Po shkoj ne Presheve per panairin e librit dhe e di se atje te presin. Se kush e si, ende nuk e di por e di se dikush te pret dhe kjo ta ngroh zemren. Nuk ka paqe me te madhe kur e di se ne fundin e nje rrugetimi eshte gjithmone dikush qe te pret. I vetem ne makine pyes dy police maqedonas se nga i bie Tetova. Ata me miresjellje me thone te kthehem majtas.Hy ne autostrade dhe duke qene i vetem ne makine, mendja me rri te Panairi i Presheves. Jam thirrur ne detyre nga miqte atje. Me Hasanin e bibliotekes dhe Qendrimin e Albas kam biseduar vetem ne telefon. U kam dhene idete dhe ato keshilla te cilat mendoj se vlejne. Nga zeri secili prej tyre me ka dhene idene e njeriut te mire, dhe te gatshem per te degjuar me vemendje. Nderkohe ndaloj ne Tetove per nje kafe. Porosis nje kafe e nje uje, shtoj dhe nje molto. Shitesi, sigurisht shqiptar me thote se nuk ka kusur ne euro por vetem denare. I them se sme duhen, sikur kisha bere nje pakt per te mos i futur ne portofol ato prerje te medha e pa vlere. Kusurin po e marr uje, i them se rruge e gjate e helbete duhet.
Nisem serish neper autostraden e gjate drejt Presheves. Kumanova eshte mahnistese, peizazhe si te dala nga Parajsa dhe pas thuajse pese oresh udhetim arrij ne piken doganore serbe. Se di sa here mund te kem share neper dhembe ne ato pese ore. Ne 300 km rruge, krejtesisht neper toke shqiptare, ti duhet te kalosh ne dy dogana per te shkuar te shqiptaret e tu, dhe nis e mendoj seriozisht se Open Balkan ka qene nje nisme e mire, ndoshta per ti zhbere keto kufinjte qesharake.
Policja serbe, nje vajze hollake me çehre te rende ( si te gjithe serbet xhanem) me pyet se ku po shkoj, sa do rri dhe kush me pret. I them se jam shkrimtar dhe po shkoj per nje panair libri. Me sheh serish me dyshim ( c eshte ky shkrimtar qe nuk denjon te heqe as syzet e diellit, e po ashtu degjon kenge me cifteli ne serbi). Ne fund me thote a ke gje per te deklaruar dhe vetiu me vjen ti them se po, dua te deklaroj madje te shpall me te madhe se jam i lumtur qe po shkoj te vellezerit e mi por mendova telashet e mepasme. Ia ktheva shkurt Jo dhe u nisa.
Ne hyrje te Presheves u clirova. Hera e pare qe ndihesha plot ne nje vend qe nuk kisha qene kurre ama e dija se ishin si une.
Dikush pershendeste me dore. Dikush me hapte rrugen e dikush tjeter me shihte me nje lloj dashamiresie qe ia shprehin syte. Domsdo isha me targa te Shqipnise.
Njoftova miqte qe kisha mberritur dhe se duhej mbledhur juria. Ata erdhen menjehere dhe pasi u pershendetem, hyme menjehere ne teme. E madhe Shqiperia, ishte fjalia e pare qe ju thashe. Prej Tirane ne veri te Shqiperise, 300 kilometra.
Ketu nuk dua te ndjek nje rend kronologjik ngjarjesh por dua te them se tre ditet pasuese kane qene dite te cilet do te.mbeten pergjithmone ne zemren time. Sesi Qendrimi dhe Hasani u kthyen ne vellezer per mua. Sesi Fitimi gati gati qau i mallengjyer kur pa Shqiperine qe kishte zbarkuar prane vendlindjes se tij. Sesi Shefati na e shprehte dashurine per shqiptaret thuajse ne cdo tre fjali. Sesi Albina, drejtoresha e Bibliotekes dridhej nga emocioni dhe lumturia dhe falenderonte secilin ne cdo kohe. Sesi Learti, nje djalosh 12 vjecar, ne diten e ditelindjes zgjodhi te vazhdonte punen si vullnetar prane panairit dhe te mos festonte me shoket. Sesi vajzat e stendave, buzeqeshnin dhe pershendesnin te qeshura edhe pse ishin nen pikun e diellit. Bisedat ne Carshi deri naten vone, i lodhur por dhe i lumtur. Sesi u ndjeva kur prezantova romanin tim Provinca, dhe miqte e dashur Latifi, Liburni, Zgjimi, Aulona, Eva, Fatlumi me degjonin me kureshtje duke ma shprehur dashamiresine edhe ne gjeste. Dhe sesi ne krye te tre diteve te paharrueshme, u pershendeta me ta per tu kthyer ne Tirane me krenarine dhe lumturine e dikujt qe ka kontribuar ne menyren e tij, ne nje ngjarje tashme historike sic ishte Panairi i pare i librit ne Presheve dhe sigurisht me bindjen se shqiptaret e mire jane kudo, vecanarisht ne Presheve.
Ne kthim, i rashe nga Gjilani por nese do i bija nga Maqedonia dhe policja do me pyeste serish se a kisha dicka per te deklaruar, do i thoja po : Dashurine e madhe per Presheven!









Burimi/Facebook


Leave a Reply