Qeni dhe ujku po bisedonin, kur ujku e pyeti:
– Kushëri, si i sheh njerëzit?
Qeni u përgjigj:
– Është e çuditshme… kur urrejnë dikë, thonë: “qen bir qeni”.
Ujku vazhdoi:
– A i ke kafshuar ndonjëherë fëmijët e tyre?
Qeni u përgjigj me vendosmëri:
– Jo, kurrë!
Ujku: – A i ke tradhtuar?
Qeni: – Asnjëherë!
Ujku: – Po sikur t’i sulmojë dikush, a do t’i mbrosh?
Qeni: – Pa dyshim, edhe me jetën time!
Ujku e pyeti sërish:
– E si e quajnë njerëzit një burrë të zgjuar dhe të guximshëm?
Qeni: – Thonë se është si ujk!
Ujku buzëqeshi hidhur dhe shtoi:
– Unë u kam sulmuar fëmijët, u kam therur bagëtitë, më druhen… dhe prapë më quajnë hero!
Dëgjo, kushëri: disa njerëz adhurojnë xhelatët dhe armiqtë e tyre, ndërsa përçmojnë të mirët dhe besnikët.
Këta janë njerëzit…
Burimi/Facebook/Mekuli Press


Leave a Reply