“Kam fjetur në rrugë, kam thyer kockat dhe më kanë quajtur të çmendur… por kurrë nuk kam pushuar së provuari.”
– Jackie Chan –
Kur linda, prindërit e mi nuk e dinin nëse duhej të qeshnin apo të qanin.
Më quajtën Chan Kong-sang, që do të thotë “i lindur në Hong Kong”.
Ajo që nuk e dinin ishte se jeta ime do të bëhej një film – dhe jo gjithmonë një komedi.
Ata ishin aq të varfër saqë, si foshnjë, gati sa nuk më shitën.
Në moshën 7 vjeç, më dërguan në një shkollë pune kineze, e cila ishte më shumë si burg sesa si një klasë mësimi.
Pa shtretër, vetëm dysheme e fortë.
Disiplinë dhe shkopinj.
Isha atje për më shumë se një dekadë, duke u stërvitur 19 orë në ditë.
Mësova të këndoja, të aktroja, të bëja akrobaci…
Por mbi të gjitha, mësova të duroja dhimbjen.
Theva hundën, gishtat, kyçin e këmbës.
Njëherë rashë nga një ndërtesë dhe gati sa nuk vdiqa.
Por kurrë nuk thashë: “Nuk mund ta bëj.”
Të gjithë ëndërronin të bëheshin yje.
Doja vetëm të mbijetoja duke bërë atë që doja.
Çdo rënie ishte një mundësi për të vërtetuar se isha më i fortë se dje.
Kur fillova të aktroja, më thanë se isha thjesht një kopje e Bruce Lee.
Qeshin me gjatësinë time, fytyrën time qesharake, faktin që përzieja artet marciale me komedinë.
Por ky isha unë.
Ky është Jackie Chan.
Për vite me radhë punova si kaskador, pothuajse falas, duke rrezikuar jetën time, ndërsa të tjerët merrnin çmime.
Hollivudi ma mbylli derën në fytyrë të paktën dhjetë herë…
por unë vazhdoja të buzëqeshja.
Sepse sa herë që bija, ngrihesha me një salto.
Dhe nëse një ditë do të biesh aq fort sa nuk di si të ecësh përpara,
mbaj mend këtë:
kockat shërohen, por dorëzimi lë shenja që askush nuk i sheh…
Përktheu: Fatmir Shqarri…
Burimi/FacebookMësimi/Fatmir Shqarri


Leave a Reply