Na pëlqen ta zhveshim njëri-tjetrin.
Ta kafshojmë mishin si të ishim të uritur për jetë.
Buzët ngjiten në gjoksin e tjetrit me urrejtje dashurie.
Gishti zbret si gjarpër mbi kofshë.
Fytyra zhytej mes këmbëve, e gjuha përmbytej në orgazëm.
Rënkimet përziheshin me djersë.
Mishi digjej. Trupi tundej si faltore e djallit.
Dhe nuk kishte Zot, vetëm epsh.
Vetëm moment.
Vetëm rrëfim pa fjalë.
“Qiu para, qiu mbrapa, kafsho, shijo, rrëshqit…
ma thith, ma lepi, ma hip…
më shkrije, më çmend, më thyej…”
Dhe pastaj?
Pastaj heshtje.
Seks pa kuptim.
Si një kafshim që s’të ushqen, por të lë plagë.
Si një puthje pa zemër.
Si një orgazëm që përfundon në boshllëk.
Ky është realiteti ynë:
Një botë ku trupi është tempull i djegur, ku flaka e pasionit nuk të ngroh, por të shkrumbon.
Kemi mësuar të bëjmë seks, por jo dashuri.
Kemi mësuar të thyejmë njëri-tjetrin fizikisht, por jo të prekim zemrën.
E kemi kthyer marrëdhënien në një akt të konsumit brutal.
Si të ishim grabitqarë që copëtojmë mishin e tjetrit, jo dashnorë që adhurojmë qenien e tjetrit.
Sepse ne nuk bëjmë më dashuri.
Ne bëjmë tregti me trupin.
Nuk të kërkojnë për atë që je, por për atë që ofron.
Nuk të shohin në sy, por të matin gjoksin, bythën, buzët.
Të nxjerrin si mall në raft:
“E do?
Shijoje.
Konsumoje.
Harroje.”
Trupi bëhet më i shtrenjtë se shpirti.
Ndërsa shpirti zhvishet pa u pyetur fare.
Por unë të them:
Shpirti nuk kafshohet.
Shpirti nuk lepihet.
Shpirti nuk thithet.
Shpirti nuk bën orgazëm me askënd përveç me përjetësinë.
Ai nuk shitet.
Ai nuk bëhet lodër.
Shpirti është gjëja e vetme që nuk rinovohet dot.
Është një dhe i vetëm.
Në Bibël thuhet:
“Mos e ndotni tempullin e Zotit, sepse ai që e ndot, Zoti do ta shkatërrojë.”
Por tempulli më i ndotur sot nuk është ndonjë kishë e harruar në fshat.
Tempulli më i ndotur është trupi i njeriut që i është dorëzuar konsumit të përditshëm pa mbrojtje shpirtërore.
Sepse ne po shkelim trupat e njëri-tjetrit pa i dashur shpirtrat.
Po i zbresim marrëdhëniet në nivel kafshësh, ndërsa pretenduam dikur të ishim “të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit.”
Seksi, në formën e tij më të pastër, është një liturgji.
Është hyjnore.
Kur bën seks me dikë që e do, që e njeh, që e adhuron – aty Zoti merr frymë mes nesh.
Por kur trupi përdoret pa ndjesi, pa nderim, pa kujdes, pa dashuri…
Por thjeshtë:
Thithen buzët, kafshohen cicat, lëpihen shalët, qihet, klithet…
Atëherë kemi ndërtuar një altar për djallin dhe i ftojmë klithmat të na mbulojnë turpin.
Po, le ta themi siç është:
Ne po qijmë, por nuk po dashurojmë.
Po shpërthejmë në orgazëm, por jo në kuptim.
Po kafshojmë, por nuk po përqafojmë shpirtin.
Dhe kjo është tragjedia më e madhe e kohës sonë.
Të konsumosh trupin është e lehtë.
Të ruash shpirtin është detyra më e vështirë.
Në një botë ku epshi qarkullon më shpejt se e vërteta, dashuria është kthyer në akt rezistence.
Të duash dikë për shpirtin e tij është si të jesh besimtar në mes të një orgjie.
E kush dëgjon për ndjenjën, kur ka gjinj që lëkunden para syve?
Kush kërkon ndershmëri, kur ka shalë të zhveshura që thërrasin?
Por prapë, diku, dikush, ndoshta në heshtje, thotë:
“Unë nuk dua vetëm trupin tënd.
Dua shpirtin.
Dua thellësinë tënde.
Dua heshtjen tënde.
Dua plagët që nuk i sheh njeri.
Dua të bëj dashuri me frymën tënde.”
Dhe kjo nuk është romantike.
Është e frikshme.
Sepse askush nuk të ka mësuar si t’i japësh shpirtin dikujt pa u zhveshur nga vetja.
Por, a nuk është pikërisht kjo ajo që na bën njerëz?
Nuk është mëkat të qish.
Mëkati është të mos dish pse po e bën.
Të përdorësh dikë pa dashuri.
Të kafshosh dikë që nuk do ta mbash mend.
Të shijosh trupin dhe të pështysh shpirtin.
Trupi është i përkohshëm.
Shpirti është i përjetshëm.
Dhe në fund, kur lëkurat të jenë thinjur, kur gjinjtë të varen, kur bytët të jenë rrudhur dhe seksi të jetë vetëm kujtim – çfarë do të të mbetet?
Vetëm ajo që nuk konsumohet:
Shpirti.
Burimi/Facebook


Leave a Reply