“Kur isha 15 vjeç, kalova një muaj duke punuar në një gërmim arkeologjik. Një ditë, gjatë pushimit të drekës, po flisja me një nga arkeologët dhe ai më bëri ato lloj pyetjesh “për t’u njohur me ty” që u bëhen të rinjve:
A merresh me sporte?
Cila është lënda jote e preferuar? Dhe unë i thashë, jo, nuk merrem me asnjë sport. Merrem me teatër, jam në kor, luaj violinë dhe piano, kam ndjekur kurse arti.
Ai i mahnitur tha, UAU. Kjo është e mrekullueshme!
Unë i skuqur nga turpi i thashë,
“Oh jo, por nuk jam i mirë në ASNJË prej tyre.”
Dhe ai tha diçka që nuk do ta harroj kurrë dhe që më la pa fjalë sepse askush nuk më kishte thënë diçka të tillë më parë:
“Nuk mendoj se të jesh i mirë në atë që është qëllimi i bërjes së tyre.” Mendoj se ke pasur të gjitha këto përvoja të mrekullueshme me aftësi të ndryshme, dhe të gjitha këto të mësojnë gjëra dhe të bëjnë një person interesant, pavarësisht se sa mirë i bën ato.”
Dhe kjo sinqerisht ma ndryshoi jetën. Sepse kalova nga një dështim, dikush që nuk kishte qenë mjaftueshëm i talentuar në asgjë për të shkëlqyer, në dikë që bënte gjëra sepse i shijoja. Isha rritur në një mjedis kaq të orientuar drejt arritjeve, aq të përmbytur me mitin e talentit, saqë mendoja se ia vlente të bëje diçka vetëm nëse mund të “fitoje” në to.”
– Kurt Vonnegut
Burimi/Facebook/Mësimi/Piro Dhame


Leave a Reply