Aroma që shpërndan ai…
Është toka e premtuar…
E poezive të mia…
…Rruga e shtruar…
Me trëndafila grih…
Më shpije triumfator drejt mëkatit…
Dhe unë, i zhveshur nga çdo pendesë…
Rrëshqas nëpër tingujt e lëkurës sate…
Ku çdo frymëmarrje është psherëtimë,
dhe çdo psherëtimë një lutje e ndaluar…
Ti je tempulli që digjet në flakë…
Dhe unë, mëkatar i përjetshëm…
Puth hapat e tua një e nga një…
Derisa fjala të bëhet mish…
E mëkati—bekim…
Flokët e tu më mbulojnë si natë…
E unë ndjehem i humbur…
I shpëtuar…
Në atë shteg ku vetëm ti je udhë
dhe fund…
Burimi/Facebook


Leave a Reply