Në këtë datë, Partia Socialiste feston ditën e shdërrimit të saj si në fabulën e ujkut me qimen.
Një parti e diktaturës që dikur premtoi ndryshimin e vetes për të kërkuar me demek një rrugë të re europiane, për të hequr pluhurin e ideologjisë dhe për të respektuar pluralizmin e mendimit, debatit dhe qytetarisë së lirë.
Sot?
Sot ajo është partia që ka shpallur frikën e terrorin zgjedhor si doktrinë shtetërore, korrupsionin si flamur dhe 
urrejtjen e të keqen si ideologji.
Në vend të ideve – kemi direktiva.
Në vend të debatit – kemi urdhra.
Në vend të votës së lirë – kemi frikë të organizuar.
Dikur PS fliste për punëtorin, sot e kërcënon atë me pushim nga puna nëse nuk vjen në miting.
Dikur fliste për dinjitetin, sot ia shet dinjitetin çdo qytetari për një thes me miell zgjedhor.
Dikur thoshte se “është e majtë”, sot është vetëm e gjatë – si hije që rëndon mbi njerëzit e zakonshëm.
Dhe në krye të saj, Edvin Rama – një njeri që e ka bërë frikën filozofi qeverisëse.
Ai nuk ndërton shtet, ai ndërton mjegull si tym i një kanabisi që thithet në narko-shtet.
Nuk krijon institucione, por reparte propagande dhe rrjete shantazhi.
Dhe mbi të gjitha, ai ka krijuar një PS që nuk i ngjan më as asaj që doli nga Kongresi i fundit të viteve ’90, dhe as asaj që duhej të ishte në vitin 2025 – një forcë progresiste, moderne, europiane.
Jo!
Kjo PS është një organizatë që nuk feston më idealet se nuk ka më të tilla, por pushtetin për hir të pushtetit.
Dhe për të ruajtur këtë pushtet, ajo mbjell frikë e terror zgjedhor, korr mbështetje me shantazh dhe ushqehet me kapjen e vjedhjen e votës.
Dita e themelimit të saj është kthyer në një përvjetor të dështimit moral.
Sepse një parti që sundon me frikë, propagandë, hajdutëri e grabitje, nuk ka më asgjë për të ofruar përveçse një regjimi pa frymë, pa kritikë dhe pa të ardhme.
Ndaj sot, në vend të luleve, le t’i çojnë sipamtizantët e saj PS-së një pasqyrë:
të shohë mirë së çfarë është bërë.
Jo partia e së majtës, por partia që tremb të majtën dhe njerëzit pa parti me të njënjtën arrogancë si para viteve ‘90.
Dhe mbi të gjitha, tremb qytetarët.
Dhe sa për Ramën, ai do të mbahet mend jo si reformatori i së majtës, por si arkitekti i frikës që e zëvendësoi votën me skenografi, qytetarinë me klientelizëm dhe Partinë Socialiste me një sekt besnikësh që duartrokasin urdhrin dhe heshtin para shpërdorimit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply