Nga Dr. Adil Mustafa
Tirane 9-06-2025
Maqedonia e Veriut, në periudhën e ish-Jugosllavisë, ishte një republikë federale. Por pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u shndërrua në një shtet unitar, i ndërtuar ekskluzivisht mbi identitetin maqedonas, duke lënë shqiptarët në statusin e pakicës, pa të drejta shtetformuese.
Në vitin 1992, lideri shqiptar Nevzat Halili, përmes Partisë së Prosperitetit Demokratik, organizoi një referendum historik për federalizimin e Maqedonisë, ku mbi 430 mijë shqiptarë votuan për shpalljen e Republikës së Iliridës. Reagimi i menjëhershëm i shtetit shqiptar – për fat të keq në dëm të shqiptarëve të Maqedonisë – solli përçarjen e partis N.H, përmes ndërhyrjes së figurave si Shaban Memia e Ali Spahia, duke nxitur ndarjen ne dy fraksione te Partis Prosperiteti .
Me sinjalin ndërkombëtar te agjenturave antishqiptare në veçanti francez, nisi lufta e vitit 2001 ku u derdh gjak shqiptari .Epilogu politik ishte Marrëveshja e Ohrit, që synonte barazi, por në realitet nuk u zbatua. BDI-ja, e dalë nga kjo luftë, për vite shërbeu vetëm si patericë në qeveri, pa arritur asnjëherë statusin e barabartë për shqiptarët si shtetformues, dhe pa siguruar gjuhën shqipe si zyrtare në nivel shtetëror. Kjo kontribuoi në largimin masiv të të rinjve dhe zbrazjen e trojeve shqiptare.
Ndryshimet kushtetuese me Marrëveshjen e Prespës (për emrin e shtetit) sërish anashkaluan shqiptarët. Reagimi qytetar u manifestua përmes protestave, ku u kërkua barazi e plotë kushtetuese për shqiptarët dhe hetim ndërkombëtar për rastet e montuara politike dhe gjyqësore.
Fajtorët kryesorë për këtë realitet mbeten partitë shqiptare të përçara, të ndikuara nga agjentura të ndryshme, të cilat kanë shërbyer si dekor në qeveri – pa vullnet për të kërkuar statusin real të shqiptarëve si komb autokton me të drejta të plota.
Si Këshill i Intelektualëve, kemi kërkuar që të gjithë deputetët shqiptarë, pavarësisht partisë, të bashkohen, të lëshojnë qeverinë dhe parlamentin aktual,te krijoin kriz politike dhe të kushtëzojnë çdo pjesëmarrje në qeveri me pranimin e shqiptarëve si shtetformues, me gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha nivelet. Nëse maqedonasit refuzojnë barazinë, atëherë deputetët shqiptarë të bashkohen me Republikën e Iliridës dhe të krijojnë një parlament dydhomesh brenda territorit aktual të Maqedonisë,pasi marrëveshja e Ohrit nuk sollën barazi reale. Shqiptarët nuk fituan statusin e popullit shtetformues, as gjuhën shqipe si zyrtare në nivel shtetëror. Në vend të përmirësimit të pozitës së tyre, shqiptarët vazhduan të trajtohen si pakicë.
Përballë kësaj situate, kërkojmë: Unitet të deputetëve shqiptarë, pavarësisht partisë;
2. Dalje të përbashkët nga qeveria dhe parlamenti aktual
3. kushtëzim të çdo koalicioni të ardhshëm me statusin e shqiptarëve si popull shtetformues dhe gjuhën shqipe si zyrtare në nivel shtetëror
4. Nëse maqedonasit refuzojnë barazinë, të rifillojë projekti politik i Republikës së Iliridës dhe të ngrihet një parlament i pavarur brenda kuadrit ekzistues kushtetues, në përputhje me të drejtën për vetëvendosje dhe barazi,se Maqedonia nuk mund te ekzistoi pa shqiptaret Autokton.
Shqiptarët nuk mund të jenë më dekor në një qeveri që nuk i njeh si komb shtetëformues
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply