…Marseja eshte nje qytet i madh thuajse sa Tirana a pakez me i madh, diku te nje milion banore. Nje nder qytetet me te lashte te Evropes, i themeluar nga kolonet greke 600 vjet para Krishtit dhe kishte 1000 banore. Ata e quajten ngulmimin helen Massalia, ndersa romaket Missilia, qe vjen nga fjala “vend i ngritur”, “gunge”, dhe pikerisht ne pjesen e eperme jugore te tij eshte nje masiv shkembor qe ngrihet vrik perpjete si nje shtatore gjigande. Aty ne ate maje eshte ndertuar nje katedrale e hijshme, pika me e vizitueshme e qytetit. Perballe saj, disa kilometra larg, ngrihet nje tjeter katedrale, me e vonshme, e stilit barok. Poshte kembeve te saj shtrihet deti dhe nje port i madh anijesh transoqeanike…
Me kujtohej romani i famshem i Aleksander Dymas “Konti i Monte Kristos”, kur u nis Edmond Dantesi drejt rruges se peripecive te tij dhe kthimi per t’u hakmarr per rinine dhe te dashuren qe ia kishin vjedhur; gjithaq me kujtohej rrenimi i Maksimilianit nga anijet e mbytura dhe bamiresia e Dantesit, qe ia kishte dhuruar anijet e mbushura tashme plot me plaçke, pa i thene nje fjale. Bujari e njerezve fisnike kjo, sepse rendom dhurimin njeriu i sotem e shet neper televizione, mediume sociale e kudo, gati-gati sikur e tregton per kinse shpirtgjeresine e tij dhe “dashurine per te vobektit”. Mburrje e mburravec te shpifur, siç u be me Parashqevi Simakun, qe e shtrydhen gjer ne pike te fundit per llogari te tyre.
…Ne Marseje duhet te linim makinen qe kishim marre me qira. Nje aventure thuajse e ankthshme per te gjetur parkingun ku duhej vene. Ec e kthehu rrugeve te Marsejes, here nje kalimshe, here me dy kalime. Dhe kthesa, kthesa. Sado im bir me ndihmonte me GPS, prape ngaterroheshim, borite me ulerinin ne vesh nga pas, te sharat e shofereve vuuuuuu, sepse i shkreti njeri ardhur nga periferite nervoze dhe çudane te Ballkanit, i duhej te ndalonte diku me frexhat hapur qe te merrnim vesh se ku duhet te shkonim. Koha ikte me vrap. Me ne fund hyme ne parkim dhe, shyqyr o zot, e parkuam makinen e re dhe te shtrenjte. Nje ore e gjysme pritem ne radhe te dorezonim çelsat e saj dhe te merrnim dokumentin. Se 600 euro na i pat mbajtur firma si garanci. Kur u afruam ne zyre, nepunsja na tha se nuk e keni parkuar makinen aty ku duhet, çojeni ne sksionin filan, te ky emertim dhe te ky numer. E ç’te thuash me shume per picirin qe nje i pamesuar, ca me shume shqiptar, heq qe te parkoje nje makine me qira. Fale zotit e gjetem qoshen dhe numrin e parkimit, fale zotit takoi aty nje çun i shkathet qe e beri fet e fet kontrollin me nje xhiro te makines neper parking, fale zotit siguruam kthimin e garancise. Firmosem mbi fushen e celularit te tij dhe ia mbathem.
Ufffff… Shpetuam!
Eh…, i rash gishtin kokes une, duhet te dish, te kesh pervoje, qe t’i shpetosh ankthit te nje udhetimi me makine. Ose perndryshe merr makinen tende, paçka se te qeth e te rruan mire e mire parkimi. Hengrem dy gjoba shpejtesie dhe nje per parking te gabuar. Aha, s’ta fal grimen policia kendej. Jane te fotografuara te gjitha shkeljet, teknologji e larte kontrolli. Kot i shajme policet tane ne. Ejani ne France te shikoni se ç’eshte policia rrugore! Dhe ta ndjeni mire xhepin…
Ja ku dolem dhe shijuam pak qytetin. Nje kafe diku, ku disa çuna arabe grindeshin me fjale e rriheshin. Te rinj nervoz, bertisnin, as e çanin koken per njerezit e ulur ne kafe. Tre here brenda nje ore, tre grupe arabesh, mizanskena po njesoj, as pyesnin per te tjeret aty bri. Me vajti fuq kafeja… Francezet shihnin me nje sy te ftohte, dukej se qene te mesuar me skena te tilla rrugaçerie. Ndonje bisht syri burri te ri ndizej dhe perbuzja shihej hapur.
Nga Marseja ne Savona, nje qyteze e bukur italiane, kufitare, me kafe te shumta buze limanit, qe me kujtonin Saranden. Ajo qe kontraston menjehere eshte koha: qytetet italiane jane me godina te vjetra, te bukura, historike, qytetet tona jane fare te rinj, disa ndertime pa kriter pas viteve ’90 i kane shemtuar, ndersa historia e lashte iu mungon shumices se tyre, tempuj e godina jane rrenuar nga pushtimet. Epo kemi nje ngushellim: Po vrapojme te kapim qyteterimin te cilit i perkasim: Evropes sa afer, aq dhe larg…




Burimi/Facebook


Leave a Reply