Mirëboll
Qëllova në Shesh, si pa dashje, me pak libra të këmbët dhe një sharki malli mbi fletët e tyre. Era frynte ngadalë mes degëve të pemës që më hidhte pak hije, sa për të mos më tretur tërësisht nga sytë e botës.
Protestuesit e “Bizneseve” shtireshin sikur nuk më panë. Kthenin kokën anash, përndryshe do t’u duhej të përballeshin me pamjen e një artisti që shiste kujtime të shkruara, si dikur fukaraja që shiste lule të egra para dyerve të Beglerëve!
Nusja e djalit, Kosovarja – e njohur për atë ngrohtësi të përmbajtur që veç gratë e dhimbura e kanë – ndaloi për një çast. Mori dy libra, pa më thënë gjë dhe eci drejt Kryeministrit, që rrinte në një rrugicë poshtë Sheshit i rrethuar nga aktivistët e vet, kamera e gazetarë!
Prit i thashë me zë të ulët.
“Thuaji… nëse i lexon, le ta kujtojë një artist që ka mbetur këtu – në këtë hije – pas 45 vitesh jetë artistike, ku çdo fjalë ka pasë një skenë për t’u lindur dhe një heshtje për t’u vdekur.”
Përgjigjja s’vonoi. Erdhi e qetë, si një fjalë që s’ka ku të shkojë tjetër:
“Faleminderit prej artistit,” – kishte thënë ai.
U ula prapë nën pemë. Sharki e librat i vendosa përkrah. Dielli më përkëdheli supet, e më dukej sikur dikush më tha nga lart:
“Mirëboll, o njeri i fjalës.”
11.06.2025

Burimi/Facebook


Leave a Reply