Ka përfunduar në barazim 1-1 pjesa e parë e ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.
Takimi nisi me ritëm të lartë dhe momenti vendimtar i minutave të para erdhi në të 18-ën, kur gjyqtari turk akordoi një penallti për vendasit, pas një kontakti të Marash Kumbullës me një lojtar leton që po avanconte drejt portës me topin në zotërim.
Në portë, Thomas Strakosha u shfaq vendimtar dhe hero i vërtetë, duke pritur goditjen nga pika e bardhë dhe duke mbajtur të paprekur rrjetën.
Në minutën e 29-të, Shqipëria kaloi në avantazh. Një krosim nga e djathta u devijua fillimisht nga Rey Manaj, e më pas topi u përplas te një mbrojtës letonez dhe përfundoi në rrjetë ndërsa goli iu akordua sulmuesit shqiptar.
Megjithatë, gëzimi i kuqezinjve nuk zgjati deri në fund të pjesës së parë pasi në minutat shtesë të saj, Letonia barazoi rezultatin pas një krosimi në zonë, ku një lojtar vendas u lirua nga mbulimi dhe goditi me kokë duke mposhtur Strakoshën.
Penalltia e pritur nga Strakosha
Goli i parë i shënuar nga Kombëtarja jonë
Burimi/euronews.al/


Leave a Reply